• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Udhëtimet e shpeshta të grekut tërhoqën vëmendjen e policisë”/ Si trafikoheshin kallashnikovët nga Shqipëria në Greqi

by Java News
16/09/2019 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Greqisë me destinacion përfundimtar ishullin e Kretës. Rolin kryesor për trafikun e kallashnikovëve AK-47 e kishte një 59-vjeçar grek, që tashmë është i arrestuar. Ai ishte një nga furnizuesit kryesorë të armëve në ishullin e Kretës.

59-vjeçari kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri. Udhëtimet e tij të shpeshta drejt vendit tonë kishin tërhequr vëmendjen e autoriteteve greke. Hetimet nisën në Nëntor të vitit 2018, kur agjentët e policisë greke filluan të vëzhgonin nga afër lëvizjet e 59-vjeçarit. Përgjimi i tij çoi në zbulimin e aktivitetit kriminal dhe identifikimit të anëtarëve të tjerë të kësaj organizate që vepronte në dy grupe.

Grupi i parë ishte aktiv në Greqi, kurse i dyti në vendin tonë. 59-vjeçari grek merrte porositë për armë nga blerësit në Kretë. Ai përdorte ndërmjetës për porositë dhe asnjëherë nuk ka patur kontakt të drejtpërdrejtë me një blerës. Pasi merrte porosinë nga ndërmjetësit, 59-vjeçari vihej në lëvizje. Ai udhëtonte vetë drejt Shqipërisë për të organizuar planin dhe për të rregulluar ngarkesën e armëve.

Përmes kontakteve të tij me furnitorët shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, sigurohej sasia e armëve dhe municioneve në vendin tonë. Këtu hynin në lojë 5 të dyshuarit shqiptarë, të cilët kishin për detyrë gjetjen e këtyre armëve. Kur porosia ishte gati, 59-vjeçari njoftonte dy bashkëpunëtorët e tij grekë, 55 dhe 64 vjeç. Këta dy të fundit ishin transportuesit. Ata merrnin ngarkesën dhe paguanin shqiptarët që i furnizonin me armë. Më pas, me automjete private transportonin arkat me municione dhe kallashnikovë drejt Greqisë. Me një makinë tjetër, përpara tyre qëndronte 59-vjeçari, i cili printe rrugën. Gjatë gjithë udhëtimit, ai shoqëronte në distancë ngarkesën e armëve deri në destinacion, në ishullin e Kretës. Më pas porosia dorëzohej sërish përmes ndërmjetësve.

Nga operacioni i policisë greke u arrestuan 6 pjesëtarë të këtij rrjeti, të gjithë grekë. Në kërkim janë shpallur 10 të tjerë, ndër të cilët 5 janë shqiptarë. Të dhënat e këtyre të fundit janë shpërndarë pranë policive të vendeve fqinje si dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Gjatë këtij aksioni, policia greke sekuestroi kallashnikovë, pushkë dhe 122.566 fishekë. /tvklan

g.kosovari

Next Post
“Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore, Gjermania do t’i thotë “PO” negociatave”

"Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore, Gjermania do t'i thotë "PO" negociatave"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

Putin mbërrin në Pekin për vizitë shtetërore, Xi synon të tregojë forcën globale të Kinës

May 19, 2026
Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

Dritë jeshile për “Portën e Alpeve”, Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

May 19, 2026
“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

May 19, 2026
DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

May 19, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

May 19, 2026
“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

May 19, 2026
Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

May 19, 2026
Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

May 19, 2026
Vëllezër në poshtërim

Vëllezër në poshtërim

May 19, 2026
Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In