• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëtim në kohë, pullat postare dhe rrugëtimi i pandalshëm i ‘Posta Shqiptare’

by
07/03/2023 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të kthehesh pas më 5 maj të 1913-s, pa rrëfime të ngjyrosura, por me simbolin më të vyer të historisë së Shqipërisë: pullat postare.

Me to, përjeton gjithashtu rrugëtimin 110-vjeçar të Postës Shqiptare; kupton thellësisht konsolidimin e shërbimeve të saj postare, konkretisht se çfarë e bën të jetë shoqëria më e madhe tregtare në vend.

Bëhet fjalë për shumë emisione pullash, me tipare unike e shprehëse. Koleksionistët ndajnë të njëjtin mendim përsa i takon pasurisë së çmuar të Postës Shqiptare. Sipas tyre, pullat gëzojnë tematika spikatëse, të cilat pasqyrojnë më së miri jo vetëm historinë, por edhe trashëgiminë natyrore e kulturore të Shqipërisë.

Rrugëtimi drejt së ardhmes është i pandalshëm, sikurse puna e vazhdueshme e Postës Shqiptare për të tjera emisione pullash, cilësore e plot vlera.

Është treguar kujdes që temat kombëtare të zënë vendin më të madh në emëtimin e tyre; figurat atdhetare gjithashtu zënë hapësirë të rëndësishme. I njëjti përkushtim shfaqet për emisionet “Flora” dhe “Fauna”, por edhe për evenimentet, aktivitetet dhe figurat e shquara ndërkombëtare nën ciklin e emisionit “Europa”.

Paraqitja e pullave s’mund të cilësohet veçse dinjitoze, jo vetëm për shkak të futjes së elementeve të reja filatelike, por edhe nga ana cilësore e kompozicionale.

Larmishmëria e tyre, është impresionuese. Pikërisht për këtë arsye – që shoqëron misionin e Posta Shqiptare për t’i folur gjeneratave të reja të vërtetën e rrënjëve të tyre – është ngritur një hapësirë e dedikuar, ku ekspozohen pullat e emëtuara ndër vite, si dhe objekte të vjetra autentike të Postës.

Posta Shqiptare nuk është thjesht një institucion që ofron shërbime utilitare. Angazhimi i saj në ruajtjen dhe pasurimin e pullave postare, edhe në sajë të ngritjes së një galerie të kuruar, e dëshmon më së miri këtë.

Posta Shqiptare kontribuon me perfeksionizëm për mirëqenien e qytetarëve dhe të vendit, duke mos harruar se njohja e së shkuarës parashtron të ardhme premtuese.

Për të gjithë ju të interesuarit, mund t’i drejtoheni sektorit filatelik dhe porositë tuaja mund t’i dërgoni me email në adresën fizike, ose në email-et e shkruara në website-n e Posta Shqiptare.

Next Post
VIDEO/ “Ia tregoj unë atij”/ Olta për Luizin: Sa të kalojë nominimi, kam disa plane për të…

VIDEO/ “Ia tregoj unë atij”/ Olta për Luizin: Sa të kalojë nominimi, kam disa plane për të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In