• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhërrëfyesi për Integrimin Europian, nëntë objektivat kryesore që duhen përmbushur për anëtarësimin

by A M
06/10/2024 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, miratuar nga qeveria, kaluar për diskutime në parlament, bazohet në nëntë shtylla kryesore për tu përmbushur në kuadër të Integrimit Europian.

I jepet rëndësi zhvillimit të zgjedhjeve të lira. Në këtë dokument, qeveria angazhohet të rrisë kapacitetet dhe burimet e KQZ-së, dixhitalizimi i proceseve të administratës zgjedhore dhe mundësimi i votimit elektronik në një shkallë më të gjerë për të siguruar transparencë dhe kontroll më të madh publik mbi zgjedhjet brenda vitit 2025.

Rreziqet e dezinformimit thuhet në këtë udhërrëfyes, zbuten gjithnjë e më shumë përmes masave të synuara nga KQZ-ja dhe AMA brenda vitit 2030 duke kryer monitorimin në mënyrën e duhur, duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025, nëpërmjet zbatimit të “Modernizimit të studios së monitorimit” nga AMA. Po ashtu përmes angazhimit institucional në shënjestrimin e dezinformimit, gjatë proceseve zgjedhore në çdo cikël zgjedhor, duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025.

Për të zgjidhur debatin e financimeve të partive politike, qeveria angazhohet për avanvimin me auditimin mbi financimin e partive politike përmes krijimit të portalit të financimit forcohet ndjeshëm brenda vitit 2025 . Sanksionet zbatohen efektivisht në rastet e shkeljeve të dispozitave për financimin e partive politike në çdo cikël zgjedhor, duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025.

Në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies të parlamentit parashikohen ndryshime në kodin e sjelljes së deputetëve. Rregullorja e Kuvendit ndryshohet dhe kontrolli post ligjor zbatohet jo vetëm për ligjet e përafruara me ato të BE-së por edhe për aktet normative që kanë fuqinë e ligjit deri në vitin 2027. Kjo do të thotë se kuvendi krahas miratimit të ligjeve do të ndjekë edhe zbatueshmërinë ne tyre.

TABELË GRAFIKE

Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Media në fushatën zgjedhore.
Financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Transparenca dhe llogaridhënia.
Integriteti.
Efektiviteti.
Kuadri ligjor rreth shoqërisë civile.
Kornizat kombëtare ligjore, rregullatore dhe politike për organizatat e shoqërisë civile.
Konteksti më i gjerë për një mjedis mundësues

Tp Channel

Next Post
240 oficerë sigurie në shkolla, ndërhyjnë për të zgjidhur problematikat

240 oficerë sigurie në shkolla, ndërhyjnë për të zgjidhur problematikat

Comments 1

  1. skurt 2014 says:
    2 years ago

    Kto 9 objektiva,nga qeveria e k/hajdutit munde te plotsohen,si kushte per tu afruar me be.Kto jane prradha te neveriteshme.Ska asnji shans qe kto te ndodhin ne vendin tone,nga kjo qeveri mashtruese,e korruptuar deri ne punojsin me te thjeshte.Qe nga viti 1944 ne vendin tone ska patur e zdo te kete zgjedhje te lira,e asnji istitucion te i lire e i pa varur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In