• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëkryqi i Maqedonisë së Veriut: Kaosi politik dhe beteja për kontrollin lokal! Forcimi i partisë apo çlirimi i komunave?!

by Liridona Beqiri
25/04/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Maqedonia e Veriut qëndron në udhëkryqin e një tjetër sezoni zgjedhor vendor, zgjedhjeve lokale, një sezon që padyshim do të cilësohet si “testi përfundimtar” i ekuilibrit politik të pushtetit.

Një stuhi po shkund zgjedhjet lokale, dhe nuk është një stuhi natyrore, por një valë e politikës së ndyrë që do të determinojë dhe fatin e qeverisjes së ardhëshme.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, tradicionalisht, janë menduar si testim i raporteve të forcës mes kundërshtarëve, jo si një formë e ushtrimit të demokracisë në bazë. Ndodhitë e fundit politike në vend kanë goditur si një cunami – jo ndryshimi, por ambicieje. Cili prej nesh vallë ende vërtet shpreson se, në këtë atmosferë të helmuar, fushata elektorale që do t’i paraprijë zgjedhjeve do të jetë vërtet e tillë që të adresojë normalisht problematikat lokale e të provincës shqiptare?

Të ndalemi fillimisht në “karrigen e thyer” të pushtetit aktual, atij të bllokut shqiptar, të ashtuquajturit reformatorët e sistemit të antivlerave, atyre që erdhën plot guxim në elitbërjen politike por tani të reduktuar në aristokratë të brendshëm që ruajnë fronet e tyre. Një gjë është e qartë, këta nuk fituat besimin e popullit – thjesht përfituan nga lodhja e tyre.

Një cunami brenda koalicionit qeverisës shqiptar, duke bërë cirk politik nga foltore të ndryshme, nxorri në pah paqëndrueshmërinë e pretenduesit për të qenë lideri i këitij koalicioni që do shkriheshte në një strukturë politike. Ata e gjetën veten nën hijen e një lideri që mban shumë kurora, secila më e njollosur se e fundit. Një politikan që ndryshon besnikërinë si era, ndryshon kursin jo për parime, por për pushtet. Në duart e tyre, thyerje uniteti, partitë e lidhura dikur nga kauza e përbashkët, tani kthehen kundër njëri-tjetrit, të helmuara nga retorika e ndarjes. Taravari, një figurë e paqëndrueshme, e dehur me tituj, shfaqet me një kredibilitet tepër të thyer duke u katandisur nga një politikë në tjetrën, nga një aleancë në tjetrën, një braktisje e bindjeve më shpejt se sa shumica prej nesh ndërrojmë rroba.

Paqëndrueshmëria e pozitës nuk është vetëm personale – është ngjitëse. Ajo përhapet nëpër institucione, infekton ligjërimin, kalb themelet e qeverisjes dhe po dëshmojnë nuk është lidership i guximshëm, por oportunizëm kaotik i maskuar si forcë. Por, duhet të heqim iluzionin e qeverisjes shterpe dhe të ekspozojmë dëmin nën të.

E kur jemi te zgjedhjet lokale, ndër të tjera ato nuk janë formalitet. Ato nuk duhet të jenë as një dhuratë falënderimi për besnikët e vjetër. Dhe përfundimisht nuk janë një ribashkim partiak ku të njëjtët emra të lodhur riciklohen derisa të vdesin nga mungesa e rëndësisë.

Një nga shenjat më të qarta të stagnimit në kulturën politike të Maqedonisë së Veriut është përzgjedhja e përsëritur e kryetarëve të komunave me shërbim të gjatë ose të dështuar më parë për një mandat tjetër – ndonjëherë edhe një të tretë apo të katërt.

Ndërsa partitë projektojnë unitet nga jashtë, shumë po përjetojnë fragmentim të thellë të brendshëm, luftëra fraksionesh se kush kontrollon cilën komunë. Kjo “luftë brenda specieve” ka më pak të bëjë me ideologjinë dhe më shumë me kontrollin, ndikimit dhe rrjeteve lokale. Nuk ka të bëjë me atë se kush mund t’i shërbejë më mirë popullit. Ka të bëjë me atë se kush i detyrohet kujt dhe kush e mban kë nën kontroll. Megjithatë, ja ku jemi, në një cikël që përsëritet me një rregullsi shqetësuese.

Dhe në këtë përmbytje të madhe, kush po pengon kë?

Të gjithë, kudo, të gjithë në të njëjtën kohë.

Në kështu llogore të tundjeve politike gjithmonë zgjidhja janë aleancat. Por aleancat e ndërtuara në mesnatë thyhen nga lindja e diellit. Armiqtë dje, miqtë më të mirë sot – nëse llogaritë shkojnë mirë, pse të mos pjekin një tortë të re koalicioni? Në fund të fundit, besnikëria është e mbivlerësuar. Pushteti, megjithatë… pushteti është i shijshëm.

Nëse shikojmë mirë me kujdes emrat e përfolura për “të parin e katundit”, do të shohim duar në brumë. Duar të yndyrshme dhe të stërvitura mirë. Disa e brumosin rrëfimin, të tjerë e spërkasin skandalin dhe disa thjesht hedhin pak populizëm si kripë shtesë, jo për shije, por për pickim.

Qëllimi? Një fron, jo një të ardhme.

Është kjo një luftë për pushtet pa substance. Fraksionet e përjetshme ndërluftuese në politikë, secili përgjegjës në mënyrën e vet për bllokimin aktual, vazhdojnë të shkatërrojnë komunat tona.

A nuk është tallje që t’i kërkosh këtij shqiptari të sotëm, të bërë telef e të shpëlarë trush nga propaganda televizive e kandidateve, të votojë dështimin konstant, në një kohë që komunat janë shkatërruar dhe aq më shumë kur nuk ekziston ndonjë alternativë e besueshme, por vetëm ego e forcave përjetësisht dyluftuese dhe përgjegjëse për ngërçin e tanishëm, secila në mënyrën e vet.

Një libër shumëherë i lexuar, slogane boshe, jehona nacionaliste dhe populizëm i mjaftueshëm për të nxitur tensionin. Votojmë bukëpjekësinë më të mirë derisa populli mbetet i uritur.

Dhe po të njejtit “shefa kuzhine” në fletëvotime! Dhe aspak për t’u habitur!

Ai nuk po kandidon sepse do të ndihmojë. Ai po kandidon sepse nuk di të jetë asgjë tjetër. Dhe po ai do të marrë meritat për lindjen e diellit dhe do t’ia hedhë fajin opozitës për gropat.

Partitë politike po mbyten nga pesha e emrave që kanë tejkaluar pritjen e tyre. Po mbyten nga frika e ndryshimit. Po mbyten nga luftërat e egos së burrave që mendojnë se të qenit kryetar komune është një e drejtë e lindur – jo një detyrë. E nëse më e mira që mund të ofroni është i njëjti emër i lodhur në fletën e votimit, atëherë problemi jeni ju – jo kandidati.

Une jetoj në një komunë, larg vetem 3 kilometra nga qendra por që është shumë larg vlerave që dikur përcaktonin shoqërinë tone, larg civilizimit dhe qytetarisë, progresit, dinjitetit që dikur njihnim. Një komune e getoizuar nga shpërdorimi i kultures urbane, nga uzurpimi i çdo cepi për t’u ngritur ndërtesa pa asnjë plan, nje komune e radikalizuar nga kultet fetare për qellime politike, pikerisht komuna e Çairit, dikur një nga lagjet më elitare të Shkupit, sot e kthyer në “deponi” jetesore. Dikur një lagje krenare, e gjallë dhe shtëpi e familjeve me ambicie dhe ëndrra, tani e reduktuar në një vend të shkretëtirës së jetës.

Çairi është bërë shembulli i përsosur i pasojave të pushtetit politik të pakontrolluar. Është getoizuar, jo nga forca të jashtme, por nga ata që pretendojnë se na shërbejnë. Tani, Çairi është reduktuar në një grumbull jete, një shkretëtirë progresi, ku getoizimi nuk është më një koncept i largët – është realiteti ynë i përditshëm. Getoizimi i Çairit nuk është një aksident. Është rezultat i viteve të manipulimit dhe keqmenaxhimit nga ata që kanë përdorur politikën si mjet për të mbajtur veten në pushtet. “Kush ka nevojë për infrastrukturë, ajër të pastër, parqe, spitale apo edhe shërbime bazë kur mund të ndërtojmë struktura pa plane? Kur mund të krijojmë xhungla betoni që shërbejnë vetëm për të mbushur xhepat e atyre që janë në pushtet?”

Kjo situatë, e thellë e pasigurisë, regresit dhe dëmtimit të kushteve të jetesës për shumë qytetarë megjithatë, nuk është vetëm karakteristike e Çairit. Komunat me shumicë shqiptare, në Maqedoninë e Veriut, në veçanti Tetova, Gostivari, Kërcova, përballen me të njëjtat sfida të thella, që lidhen me keqpërdorim detyre, keqmenaxhimin, getoizimin, dhe manipulimin politik. Nga prishja urbane e manipulimit politik, deri te keqmenaxhimi, këto sfida nuk janë të izoluara. Ato janë rezultat i drejtpërdrejtë i viteve të neglizhencës politike dhe udhëheqjes së gabuar. Vota e nesërme nuk është vetëm një votë për qeverisjen vendore, por edhe një instrument për të riprodhuar një konfigurim të caktuar politik. Mos lejoni që e nesërmja të jetë një votë tjetër që thjesht përforcon sistemin.
Tani, të gjithë jemi të njohur me maskaradën që do të shpaloset nesër. Edhe pas gjithë faktit që e jetojmë, vjen përsëri një kandidat që gjithmonë ka një “solucion magjik” për çdo problem – një program elektoral, të shqetësuar për të ardhmen e me aftësi të pabesueshme për të injoruar të tashmen. E vërteta është se votimi i nesërm nuk ka të bëjë vetëm me qeverisjen vendore. Ka të bëjë me përjetësimin e një sistemi, një sistemi që na ka mbajtur në të njëjtin vend për një kohë shumë të gjatë.
Zgjedhjet e nesërme nuk janë vetëm një shans tjetër për të zgjedhur një kryetar të ri bashkie. Fatkeqësisht, është një tjetër mundësi për establishmentin politik për të përforcuar kontrollin e tyre mbi pushtetin. Është një shans për ta që të mbajnë kontrollin ndërsa ne vazhdojmë të vuajmë pasojat e keqmenaxhimit të tyre.
Komunat tona kërkojnë energji të freskët, vizion të freskët dhe gjak të freskët. Partitë politike mos vazhdojnë të gërmojnë të njëjtat fosile dhe t’i veshin ato me kostume të reja, duke shpresuar se askush nuk do ta vërë re.
Ka mendje të reja. Ka mendimtarë të guximshëm. Ka njerëz që në të vërtetë jetojnë në komunitetet që duan t’u shërbejnë – njerëz me energji, vizion dhe guxim.

*Ditari i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
Dyshohet se kreu veprime të turpshme me mbesën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Dyshohet se kreu veprime të turpshme me mbesën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com