• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç

by Java News
03/10/2023 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia ka arrestuar Milan Radojçiç, i cili disa ditë më parë pranoi përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës.

Këtë e konfirmoi Ministria e Brendshme e Beogradit, bashkë me njoftimin se atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Autoritetet nënvizojnë se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur një kallëzim penal ndaj Radojçiç. Por nuk saktësohet se çfarë akuzash rëndojnë ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

Më 30 shtator, Radojçiç iu përgjigj një ftese të autoriteteve serbe për të dhënë versionin e tij lidhur me atë që ndodhi në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator.

Avokati i tij mbrojtës lexoi letrën ku merrte përgjegjësi të plotë, ndërsa në shumicën e fjalive përpiqej që të shfajësonte Serbinë, presidentin Vuçiç dhe Listën Serbe.

Mes rreshtave konfirmoi dhe akuzën e autoriteteve të Kosovës, teksa theksoi se synimi i sulmit të armatosur ishte nxitja e rebelimit të serbëve lokalë në veri të Kosovës për të vendosur një lloj autonomie me forcë./f.s
Next Post
“Të tregojë a është me amerikanët apo Berishën?!”/ Kadilli sulmon Bardhin: Një njeri që e fillon politikën ministër, s’është politikan!

Foltores i 'firojnë' mbështetësit/ Takimi Berisha-Bardhi, 28 deputetë të pranishëm, mungon dhe Tabaku: Rama po përgatit atentatin...!

Comments 1

  1. Igor says:
    3 years ago

    Ju jeni te gjith Naive kur i besoni Serbise se e ka arestuar millanin asnji here nuk dote ndodhe qe Serbia te arestoj nji Serbe cka ka bere dicka kuner Shqipetareve ,kjo nuk ka ndodhur kure ne historine Serbe,vazhdoni te shisni popullit genjeshtra.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com