• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Udhëheqësit botërorë për vdekjen e McCain: Do të mbahet mend për guximin e patriotizmin

by Java News
26/08/2018 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori John McCain do të mbahet mend për guximin, patriotizmin dhe shërbimin ndaj vendit të tij.

Ai u nda nga jeta të shtunën, pas një beteje me kancerin në tru.

President Donald Trump shkroi një tweet, “I dërgoj ngushëllimet mija më të thella familjes së Senatorit McCain. Jemi pranë me zemër dhe lutemi për ju!”.

Ekipi i zotit Trump më vonë bëri një deklaratë, ku ofroheshin ngushëllime dhe i bënte thirrje të gjithë amerikanëve “të shfrytëzojnë rastin për ta kujtuar dhe për t’u lutur për Senatorin McCain dhe për familjen e tij në këtë ditë të trishtueshme”.

Shtëpia e Bardhë e uli flamurin amerikan në gjysëm shtize në respekt të zotit McCain.

Nënpresidenti Mike Pence u shpreh me një tweet “Këtë fundjavë Karen dhe unë po lutemi për Senatorin John McCain, Cindy-n dhe familjen e tyre. Zoti i bekoftë të gjithë ata në këto kohë të vështira.”

​Reagime nga ish presidentë

Ish Presidenti Barack Obama dhe zonja e tij Michelle Obama i dërguan përmes një deklarate “ngushëllime nga zemra” bashkëshortes së zotit McCain, Cindy dhe familjes së tyre.

Zoti Obama, i cili ishte rival me zotin McCain në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës dhe i fitoi ato, shkruante se “pavarësisht se i përkisnim brezave të ndryshëm, kishin formin dhe besonim në politika të ndryshme, ne të dy kishim një vizion për vendin tonë, si vendi i mundësive të pafund.”

Ish Presidenti Bill Clinton and ish senatorja demokrate Hillary Clinton, e cila e kishte koleg në Senat zotin McCain, thanë përmes një deklarate se “ai shpesh i linte mënjanë ndarjet partiake, për të bërë atë që mendonte se ishte më e mira për vendin dhe nuk kishte kurrë frikë të vepronte kundër rrymës për një çështje të drejtë.”

Ish Presidenti George W. Bush e cilësoi zotin McCain “një mik, mungesën e të cilit kemi për ta ndjerë shumë.”

“Jeta e disa njerëzve është kaq e gjallë, sa që është shumë e vështirë të imagjinosh se ajo ka marrë fund. Disa zëra janë kaq kumbues, sa që është vështirë të mendosh heshtjen e tyre.”- shkruante në një deklaratë zoti Bush.

Mediat kanë njoftuar se McCain kishte kërkuar që në funeralin e tij të mbajnë fjalimet e lamtumirës Presidentët Obama dhe Bush.

Babai i zotit Bush, ish Presidenti George H.W. Bush, e cilësoi zotin McCain “një patriot i nivelit më të lartë, një njeri në shërbim të publikut me një guzim të rrallë.”

“Pak njerëz kanë sakrifikuar, apo kontriubuar më shumë se ai për të mirën e qytetarëve të tij dhe për popujt liridashës në mbarë botën”- shprehej në një deklaratë Presidenti Bush i Ati, George H.W. Bush.

Ish Presidenti Jimmy Carter e cilësoi zotin McCain “një burrë të nderuar, një patriot të vërtetë, në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, tha se vdekja e zotit McCain është “një ditë e trishtueshme për Shtetet e Bashkuara”, që humbën një “burrë shteti dhe hero lufte me dekorata”.

“John vinte parimet para politikës. Ai vinte vendin para vetes së tij. Ai ishte njëri prej burrave më të guximshëm të shekullit”, tha zoti Ryan.

Udhëheqësja e demokratëve Nancy Pelosi tha se “vendi ynë sot është përlotur” dhe ajo theksoi “patriotizmin e thellë, trimërinë e jashtëzakonshme dhe shpirtin e paepur të zotit McCain.”

Reagime nga udhëheqës botërorë

Udhëheqës botërorë kanë komentuar për vdekjen e zotit McCain. Presidenti afgan Ashraf Ghani e cilësoi ish ligjvënësin amerikan një mik të shkëlqyer të vendit të tij.

“Ne do ta kujtojmë gjithmonë dedikimin dhe mbështetjen e tij për rindërtimin e AFG,” shkruante Ghani në një tweet.

Ngushëllime ofroi edhe kryeministri indian Indian Narendra Modi.

” Aftësitë e tij si burrë shteti, guximi, bindjet dhe kapaciteti për të kuptuar çështjet botërore do të na mungojnë”, shkruante Modi në një tweet.

Next Post
Të riun shqiptar e qëllojnë me thikë, mister shkaqet e ngjarjes në Itali

Sherr me thika në Durrës, në gjendje të rëndë 20-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

“Mos guxoni të prekni Kaliningradin”, konferenca vjetore e Putin: Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë

December 19, 2025
GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

December 19, 2025
Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

December 19, 2025
Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

December 19, 2025
Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

December 19, 2025
Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

December 19, 2025
“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim

December 19, 2025
Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In