• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëheqësi i protestës është pasiguria!

by Mero Baze
09/12/2018 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Është e qartë që protesta e studentëve i ka shqetësuar të gjithë, qeverinë, opozitën dhe shoqërinë fallco civile, që funksionon si “furgon” lëvizës për çdo protestë. I ka shqetësuar se është e vërtetë.

Të gjithë ne që përpiqemi të gjejmë kuptim tek kërkesat e thjeshta të studentëve për tarifat dhe t’u japim mend atyre se çfarë duhet të kërkojnë, lodhemi kot. Studentët mund të mos e dinë vërtet se çfarë duhet të kërkojnë, por ata ndjehen të pasigurtë  për të ardhmen dhe kjo u mjafton të jenë në rrugë.

Të gjithë ne që përpiqemi të gjemë liderin mes tyre që pastaj t’i presim kokën, lodhemi kot. Aty mund të ketë vërtet një strumbullar për ngjizjen e protestës, por protestën e udhëheq pasiguria për të ardhmen dhe jo lideri që duam t’i caktojmë ne.

Të gjithë ne që po identifikojmë forumet rinore të opozitës dhe qeverisë mes studentëve, që po përpiqen të rrisin kontrollin mbi të, lodhemi kot. Ja të zëmë se për një moment në krye të protestës vëmë kryetarin e LRI, dhe atë të PD. Më thoni çfarë mund të kërkojnë ata në emër të studentëve. Ai i PD të kthejë kohën e fabrikave të diplomave, ndërkohë që ai i LRI ka votuar këtë ligj në Parlament në një kohë që LSI ka pasur më  shumë diploma “Kristali” se sa anëtarë në dispozicion.

Qeveria që përpiqet të hyjë në dialog më studentët dhe bëhet nervoze pse ata nuk pranojnë, duhet ta kuptojë se lodhet kot t’i bindë se si duhet rregulluar Universiteti. Ata janë të pasigurtë për të ardhmen e tyre, janë të revoltuar dhe duan të provojnë, a mund të diktojnë dot një gjë në këtë vend.

Dhe e gjithë protesta e tyre nuk ka lidhje me tarifat, por me testin që duan t’i bëjnë vetes, a i gjunjëzojnë dot këta politikanë që ua kanë bërë jetën të pasigurt. Në këtë aspekt, kjo lëvizje studentore është politike, pa pasur nevojë të ketë LRI, FRPD apo FRESSH në krye.

Ndaj dhe dhe lufta ndaj fraksionit “Qorri” brenda protestës, është e humbur. Nuk është se ai ka ndonjë ide të qartë për Universitetin për më tepër që është pjesë e këtij Universiteti të kalbur publik, por ai ndryshe nga të tjerët po kërkon të gjunjëzojë klasën politike dhe jo t’i shërbejë ndokujt prej tyre. Mund të mos ja dalë, por si ai mendon çdo student që nuk njeh njeri në Tiranë, çdo student që e di që nuk ka ku të shkojë pasi të mbarojë shkollën, çdo student që paguan për provime, por ankohet për tarifa, çdo student që e di se nuk mund të gjejë vend pune pas shkolle, çdo student që të shkuarit në Universitet e ka si të vetmin vend, ku ai ndjehet i ri dhe i argëtuar.

LRI, FRESSH, FRPD, dhe të tjerë “skifterë” që janë lëshuar mbi protestën nuk kanë makthin e studentëve të tjerë. Ata njohin Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, Shpëtim Idrizin, a ku di unë kë tjetër dhe mund të gjejnë ndonjë punë. Të tjerët janë të pasigurtë.

Prandaj kjo është një protestë që e udhëheq pasiguria e studentëve për jetën e tyre, është një protestë reale dhe ai që ka ëndërr ta kontrollojë atë, lodhet kot.

Këta mund ta përçajnë protestën, mund ta degradojnë atë siç bënë sot, ndërsa dhunuan një pedagog, mund ta eklipsojnë atë me kauza të tjera, por e sigurtë është se kanë halle të ndryshme me ato të studentëve.

Kjo politikë ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë. Ajo ka prodhuar një sistem universitar parazitar, pasi ka dashur të heq qafe qindra gjoja intelektualë, duke i emëruar pedagogë dhe mijëra të rinj, duke i punësuar si studentë. Tani ky produkt fallco i politikës është “virusi” që do brejë këtë klasë politike, që vetë e ka prodhuar.

Kjo është një nga ato lëvizje që nuk e ndalin dot as studentët, pasi është një lëvizje që e udhëheq pasiguria e tyre për të ardhmen. Qeveria mund t’ua plotësojë të gjitha kërkesat por nuk bën dot asgjë. Ajo që mund të bëjë ajo është të merret gjatë me ta, pasi është një problem real, por vetëm kaq.

Ata nuk e kanë problemin se duan një universitet pa lekë, por e kanë problemin se po kryejnë një universitet që do t’i lërë pa lekë gjithë jetën.

Next Post
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

HOROSKOPI/ Dy shenjat më me fat për ditën e sotme, e hënë 10 dhjetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
Zhvendosja e trupave nga Italia? Trump: Po e mendoj ende! Për Iranin nuk komentoj

Zhvendosja e trupave nga Italia? Trump: Po e mendoj ende! Për Iranin nuk komentoj

May 9, 2026
OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

May 9, 2026
Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

Imitimi i Berishës për pak i kushtoi jetën! “Zbërthehet” Agron Llakaj: Nano më bëri ftesën, e refuzova se frikësohesha mos vlonjatët më jepnin plumbin ballit

May 9, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump po riformëson rendin botëror. Pse përplasjet me aleatët do të lënë pasoja më afatgjata se lufta në Iran

May 9, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Persekutorë të vdekur për Ndrenikën

May 9, 2026
Aksident në aksin rrugor Laç-Mamurras/ Përmbyset makina, 2 të plagosur rëndë dërgohen me urgjencë në Tiranë

66-vjeçari i dehur humb kontrollin e mjetit elektrik dhe përfundon në kanal

May 9, 2026
Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar

Rama publikon shifrat: Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin shqiptar

May 9, 2026
“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi

“Ky nuk është një tjetër Covid”, kreu i OBSH-së qetëson banorët e Tenerife-s para mbërritjes së anijes turistike të prekur nga hantavirusi

May 9, 2026
Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In