• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UÇK-të me inspirim marksist-leninist? Ja përgjigjia nga ditari i Alija Izetbegoviçit

by Java News
17/07/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithnjë ka ngrënë e ha debat kredoja morale e atyre që kapën armët në Kosovë e më tej në trojet e tjera, por sidomos në Maqedoni, nën siglën luftarake e liridashëse, UÇK. Kjo për shkak se krerët e tyre respektivë, në kushte lirie shfaqën e po shfaqin defiçenca të mëdha, pikërisht të sferës morale, nën drejtimin e shtetit.

Dhe debati këtu mund të zgjerohet akoma dhe më tej nëse shtrohet pyetja se cila ka qenë baza e tyre ideologjike. Sepse të njëjtat simptoma kaloi dhe Shqipëria. Heroizmi i luftës, nga ata që ideologjikisht ishin të majtë, u konvertua në kushte lirie me regjime vrastare. Sot, nga ish-elitat e UÇK-ve kjo nuk mund të ndodhë, pasi konteksti ideologjik që prodhoi diktatura nuk është më, por që problemet shfaqen në një prizëm tjetër; te zvetënimi moral e dështimet e llojeve të tjera.

Një përgjigje për këtë e jep ish-lideri i ndjerë boshnjak Alija Izetbegoviç, personaliteti politik më intelektual deri në nivel akademik që ka patur Ballkani që pas Luftës së Dytë Botërore. Në kujtimet e tij të burgut në ish-Jugosllavi, aty mes viteve ’70 – ’80, ai rrëfen për takimin me shqiptarët e rënë aty për arsye politike, porsi ai vetë.

“Në burgun e Foçës kishte shumë shqiptarë të dënuar për pjesëmarrjen në lëvizjën e rezistencës kundër regjimit serb që e kishte suprimuar autonominë e Kosovës. Ishim shokë të mirë me shqiptarët, por nuk jemi përzier shumë.

Shqiptarët ishin të qetë, konspirativë, tepër seriozë. Kohë pas kohe bënin eksese dhe greva. Kërkonin të lexonin literaturë marksiste, që marksistët e tjerë, shefat e burgut, nuk e lejonin. Drejtoria kishte punësuar një polic shqiptar, i cili, mes të tjerash, luante rolin e censorit të literaturës ‘irredentiste’”.

Dhe është pikërisht ky tipar ideologjik i tyre i theksuar nga Izetbegoviçi, që sot mund të shpjegojë një dramë morale te ajo pjesë e udhëheqësisë së dalë nga UÇK-ja, ku pos paaftësisë për themeluar standarte të larta shtetbërje, apo parime shoqërore, shfaqet tek ata dhe një linjë e “pashpjegueshme” anti-fetare.

“Religjioni është tejkaluar dhe nuk i nevojitet popullit tonë në luftën për liri”.

“Vetëm marksizmi dhe leninizmi i ka sjellë përparim popullit tonë”, janë disa nga frazat e tyre që Izetbegoviçi i veçon nga një bisedë me ta në burg, ku befasohet me afetarizmin e shfaqur.

Dhe sipas një linjë determinante, kanë qenë pikërisht këta që më pas themeluan grupimet e armatosura për të mbërritur deri te UÇK-të. Por duhet theksuar se jo e gjithë strukturat e tyre kishin njerëz me inspirim të majtë, më saktë marksist – leninist. Por së paku ato që trashëguan pushtet pas lënies së armëve, e që qartazi e kanë djallosur në laps (pra në stil qeverisjeje), të tillë duket se kanë qenë.

ma.me

Next Post
U nda nga i fejuari, Marina Fara foto intime nga shtrati me të dashurin e ri

Lidhja që po ndryshon Marina Farën, 4-muajshe shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa do kushtojë më shtrenjtë, shkak rritja e akcizës për cigaret

Shtrenjtohen paketat e cigareve dhe duhani “vape”

January 6, 2026
Përveç Tiranës, kulla edhe në bregdet! Zbulohen 16 projektet, 20 deri në 67 kate. Kush janë ndërtuesit nga Vlora në Velipojë

“Irish Sun”: Tirana, vendi i përsosur për pushime dimërore – arratisja e re e irlandezëve

January 6, 2026
Problematika në aksin Tepelenë–Gjirokastër, reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë rënie gurësh

Problematika në aksin Tepelenë–Gjirokastër, reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë rënie gurësh

January 6, 2026
“Nëse SHBA sulmon Groenlandën, NATO merr fund”

“Nëse SHBA sulmon Groenlandën, NATO merr fund”

January 6, 2026
A do mbyllemi më herët? Albana Fico: Asnjë masë nuk ka vlerë, nëse nuk zbatohet

SONDAZHI: 58,8% e shqiptarëve, optimistë për vitin 2026. Ja si shprehen

January 6, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Ke shkaktuar aksident? Sigurimi i makinës këtë vit rritet 15% deri në 20%

January 6, 2026
Të shtëna me armë në Karakas dy ditë pas arrestimit të Maduros

Të shtëna me armë në Karakas dy ditë pas arrestimit të Maduros

January 6, 2026
Durrësi dhe Lezha nën ujë, rrugët dhe hyrjet e shkollave të përmbytura

Durrësi dhe Lezha nën ujë, rrugët dhe hyrjet e shkollave të përmbytura

January 6, 2026
Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In