• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

UÇK/Kërcënimet e Haradinajt dhe Lumezit po frikësojnë prokurorët

by Java News
23/08/2018 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imer Mushkolaj, një nga organizatorët e protestës për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ka thënë se kërcënimet direkte të Lumezit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj do të frikësojnë të gjithë prokurorët që mund të marrin rastin për veteranët e rrejshëm.

Blakaj përmes një letre publike ditë më parë tha se ishte frikësuar dhe kërcënuar nga Lumezi teksa po hetonte emrat e veteranëve të rrejshëm, ndërsa pas largimit kryeministri Haradinaj e quajti Blakajn hajn të pulave dhe pishpirik.

Në Interaktiv të KTV-së, Mushkolaj ka thënë se në gjyqësor është krijuar atmosferë frikësuese për prokurorët që mund të marrin tash lëndën për veteranët e rrejshëm.

“Kërcënimet e Haradinajt dhe Lumezit do të frikësojnë prokurorët dhe nuk e di cili do të jetë ai prokuror i guximshëm që do ta çojë tutje këtë proces. Gjithçka tani bëhet nën kërcënimin e krerëve të shtetit që patën deklarata e kërcënime direkte. Janë deklarata direkte, kërcënime direkte e kjo tregon se politika jo vetëm që e kontrollon sistemin e drejtësisë, por po bën edhe presion direkt e frikësues te njerëzit në këtë sistem që të mos kryejnë punën siç duhet. Deklaratat se Blakaj është frikacak na japin të kuptojmë që nuk është e lehtë të çohet tutje kjo lëndë”, ka thënë Mushkolaj.Sipas Mushkolajt, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Blakajt janë sikur diskreditimet politike që bëhen për njerëzit të cilët nuk pajtohen me shefat.

Mushkolaj ka thënë se letra e Blakajt ka shpalosur edhe një herë qartë lidhjen e kryeprokurorit Lumezi me Partinë Demokratike të Kosovës dhe rastin “Pronto”.

Ai ka theksuar se protesta e së mërkurës nuk ishte kundër veteranëve, por ka vetëm dy pika kyçe: Dorëheqjen e Lumezit dhe Vettingun në gjyqësor. Mushkolaj ka thënë se nuk do të ndalen protestat për këto dy kërkesa, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Gati flota e aeroplanëve ‘Air Albania’

VIDEO/ Gati flota e aeroplanëve 'Air Albania'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In