• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UÇK-ja si “milici e drogës” dhe Kuvendi me kryetar të rastit

by Baton Haxhiu
28/08/2025 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Në postimin e tij të fundit Dimal Basha shkroi “ nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar asgjë që bie ndesh me vlerat e UÇK-së.” Këto fjalë duhej të tingëllonin si mbrojtje por në të vërtetë janë pranim i papërgjegjësisë.

Sepse Dimali nuk është i thjeshtë një vëzhgues, ai është bashkëautor i një punimi ku UÇK-ja përshkruhet si milici kriminale e lidhur me drogën dhe armët. Dhe të jesh koautor nuk është dekoratë që të shton emrin në kopertinë, ajo është barrë që nënkupton përgjegjësi për çdo fjali.

Nëse Dimali nuk e ka ditur çfarë përmbante teksti atëherë është i papërgjegjshëm. Nëse e ka ditur dhe e ka pranuar është i pabesë. Në të dyja rastet ai nuk ka profil për të udhëhequr institucionin që është ngritur mbi gjakun e UÇK-së. Kjo nuk është më thjesht një çështje akademike por një plagë morale dhe politike që prek vetë themelet e shtetit.

Mbrojtja e tij se nuk ka shkruar vetë nuk mjafton. Emri i tij i shtypur në faqen e parë ka dhënë legjitimitet ndërkombëtar një narrative që e poshtëron UÇK-në. Dhe asnjë fjali e shkurtër në Facebook nuk mund ta fshijë atë përgjegjësi. Sepse përgjegjësia nuk është vetëm për atë që thua me gojë, por edhe për atë që pranon të nënshkruash.

Vetëvendosja e ka vendosur Dimal Bashën në krye të Kuvendit për ta turpëruar UÇK-në më shumë se çdo propagandë serbe. Albin Kurti e di mirë se arma më e fortë kundër kujtesës së luftës nuk është as Beogradi dhe as Moska, por një bashkëautor që ka firmosur se ajo është milici e drogës dhe që sot mban vulën e shtetit të dalë nga gjaku i saj.

Por më e rënda është se PDK, partia që lindi mbi gjakun e asaj lufte, e ka votuar këtë njeri vetëm pse ai dha një premtim publik të kotë. Dhe me atë votë ajo nuk ka turpëruar vetëm vetveten, por edhe çdo dëshmor që e ka bërë të mundur ekzistencën e saj, duke e kthyer mbrojtjen e UÇK-së në monedhë pazari për pushtet.

Kur njëra e përdor UÇK-në për ta turpëruar dhe tjetra e shet për një premtim të kotë, atëherë nuk kemi më parti që mbrojnë kujtesën, por tregtarë që shesin gjakun e saj për pushtet.

Next Post
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 months ago

    Hike i pa ftyre,ndytsire e neveriteshme,ku e merre kurrajon ti spiuni i ndyre,ti ke spiunuar UCK,ti je anti shqiptare.Ti te merresh me UCK,e kuvendin e Kosoves,vazhdo punen tende,si spiun i dalur bojet,ti jashtqitja e njerzimit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In