“Serbia është në rrezik nga sulmet UÇK-së, në njëzet ditët e ardhshme. Rreth 50 shqiptarë janë të përgatitur për të lëvizur nga Kosova në territorin e komunave të Preshevës. Ky është lajmi në disa prej mediave sebe sot.
Deri në këto të dhëna sipas mediave sebe dhe të cituara nga “Presheva jonë”, mendohet se objektivat e para të sulmeve nga UÇK do të jenë objektet policore dhe ushtarake.
“Ndër sulmuesit e mundshëm janë edhe luftëtarë të trajnuar të UÇK-së, të cilët kanë përvojë të gjerë nga luftërat e mëparshme. Bërthama e tyre me sa duket, janë menduar të jenë në Gjilan, Drenicë dhe Bajgora” – shkruan ALO.
Këto hipoteza vinë pas ngjarjeve në Kumanovë ku u tregua se ekziston një formacion i armatosur i shqiptarëve.









