• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta me deputetët e majtë në përvjetorin e batalionit të Dumresë

by
14/05/2015 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 72-vjetorit të themelimit të Bataljonit të Dumresë që u zhvillua në Cërrik. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deputetët Taulant Balla, Musa Ulqini, përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe familjarë të partizanëve dhe dëshmorëve të atdheut.

Duke folur para pjesëmarrësve në këtë takim, Meta shprehu kënaqësinë që merr pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm, që është pjesë e mjaft aktiviteteve të cilat lidhen këtë me 72-vjetorin e fitores mbi fashizmin. Kryetari i Kuvendit vlerësoi vëmendjen, respektin dhe mirënjohjen që ka populli i Dumresë, por edhe i gjithë populli shqiptar për ata që shkruan faqen më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar.

“Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare solli lirinë dhe riktheu pavarësinë e Shqipërisë më 29 nëntor të vitit 1944. Është krenari sepse për fat të keq disa mendjeshkurtër luajtën me historinë dhe hodhën baltë mbi LANÇ-in për qëllime aspak pozitive dhe mjaft përçarëse për kombin tonë, sepse ne kemi arsye vetëm të jemi krenarë për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, pasi populli ynë e filloi luftën kundër pushtuesit që më 7 prill të viti 1939, edhe pse një popull i vogël, i pambrojtur e i papërkrahur dhe i braktisur, përsëri gjeti forca dhe derdhin gjakun që në ditën e parë të pushtimi ndaj një fuqie të madhe si Italia fashiste”, – tha Kryetari i Kuvendit.

Ndërkaq, Meta theksoi se duhet të ndihemi krenarë për sakrificat e të rinjve që dhanë edhe jetën për të çliruar vendin dhe duke shmangur copëtimin e Shqipërisë.

Sipas Kryetarit të Kuvendit, Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është e shenjtë dhe e tillë do të mbetet përgjithmonë.

“Për të gjithë shqiptarët Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është e shenjtë, është e paprekshme dhe e tillë do të mbetet gjithmonë. Ndaj gëzohem që shoh mjaft pasardhës të veteranëve, të cilët do të çojnë me tej këtë traditë dhe do ta forcojnë akoma më tej këtë mirënjohje të mbarë kombit dhe të gjeneratave të së ardhmes për ata që shkruan faqen më të lavdishme të popullit tonë. Lavdi Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, lavdi partizanëve të Bataljonit të Dumresë dhe gjithë popullit të Dumresë që mbështeti Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare. I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve dhe heronjve të atdheut”, – përfundoi fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni Kryetari i Kuvendit.

Next Post

Edhe PE-qeverisë: JO devijimit të Vjosës, ruani "zemrën blu"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

August 4, 2026
NATO “tregon muskujt” në Ballkan, edhe Shqipëria merr pjesë në stërvitjen intensive

727 forca në terren për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit

August 4, 2026
Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

August 4, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

August 4, 2026
Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

August 4, 2026
25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

August 4, 2026
Fluturoi mbi centralin nuklear, kapet në Francë Ermal Beqiraj që kërkohet për “AKSHI”-n. Parisi: Spiunazh apo gabim?

Ministria e Drejtësisë nis në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

August 4, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

“Keni fituar shumë para”, Trump përplaset me gjigantët e naftës pas luftës me Iranin

August 4, 2026
Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

August 4, 2026
Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com