• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UBT bashkëpunim me “BOKU”, ish-Rektori i Vjenës: Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm

by A R
08/02/2025 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në episodin e 5-të të sezonit të katërt të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar profesor Hubert Hasenauer, ish-rektor i Universitetit “BOKU”, në Vjenë, rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallakun dhe Dajanën, studente e këtij universiteti.

Prej muajit prill të vitit të shkuar, Universiteti BOKU është angazhuar përmes një memorandumi për modernizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, hap ky i cilësuar nga autoritetet në vend si një “gur kilometrik” për transformimin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare.

Rama tha se Hasenauer ndodhet në Shqipëri si rezultat i një ure miqësie të ngritur në mënyrë të befasishme mes të dyve.

Teksa ndau me ndjekësit e tij edhe momentin e parë kur u takua me profesorin Hasenauer shkallëve të BOKU-t, Rama tha se ishte parë çuditshëm nga ai.

“Momenti i parë kur pamë njëri-tjetrin shkallëve të BOKU-t, kur u shfaqa me një grusht njerëzish dhe ju ishit atje duke më parë e menduar: Ç’duhet të bëj me këtë kryeministër të çuditshëm që ka hyrë në derën e BOKU-t?”, kujton Rama.

Profesor Hasenaueri është ish-rektori i universitetit BOKU, një ndër më prestigjiozët e Europës, me një histori të jashtëzakonshme në Vjenë, një universitet që mbulon gjithë spektrin e studimeve mbi bujqësinë, zhvillimin rural, zhvillimin e qëndrueshëm si dhe mjedisin.

“Është një mbështetës i zjarrtë i Universitetit Bujqësor në një proces që ka nisur së bashku pikërisht në atë takim”, theksoi kryeministri.

Vetë profesor Hasenauer vlerësoi takimin e asaj dite, duke sjellë në vëmendje impresionin e parë.

“Kuptova që në momentin e parë të takimit se ishte ideja për të bërë diçka të mirë për vendin dhe kur dëshiron të bësh diçka me ndikim për vendin, gjëja kryesore është të hedhësh sytë nga të rinjtë. Pasi janë brezi i ardhshëm dhe po të kesh një brez të ardhshëm me të rinj të mirë, ke arritur të paktën diçka që të bësh vendin të begatë dhe të ecë në drejtimin e duhur. Dhe nëse njerëzit në pozitat tuaja gjejnë kohën të vijnë te BOKU, e kupton me zemër këtë. Kjo është ajo që më la mbresa”, u shpreh profesor Hasenauer.

Ai vlerësoi se projekti i bashkëpunimit mes dy universiteteve ka ecur mirë.

“Nuk isha i sigurt që do të shkonim deri këtu, por në fund të fundit me duhet të them që zakonisht niset me diçka të vogël për të nxjerrë diçka të madhe prej saj. Jam shumë i impresionuar nga sa shumë rrugë ka bërë ky projekt dhe nga mbështetja e qeverisë shqiptare, por edhe asaj austriake, sepse edhe ata e donin dhe e financuan, e po ashtu, nga mbështetja e njerëzve në universitet”, theksoi profesor Hasenauer.

“Jeni në rrugën drejt anëtarësimit në BE, jeni një prej vendeve udhëheqëse këtu në Ballkanin Perëndimor dhe ju duhet ky arsim i  integruar ose ndërdisiplinor sepse ju duhet zhvillimi rural. Zhvillimi rural është krijimi i të ardhurave për njerëzit e zonës. Këtu ka dy çështje të rëndësishme: e para nuk mund të vijnë të gjithë në qytet dhe, së dyti, njerëzit nuk duan asnjëherë të largohen nga qyteti ose fshati por duhet tu japësh mundësi që të krijojnë jetë të begata në rajonet ku jetojnë. Kjo është arsyeja pse shoh një potencial të jashtëzakonshëm këtu dhe sigurisht e gjitha nis me arsimimin, por nga ana tjetër edhe me krijimin e strukturave që mbështetin ose strukturat politike e kështu me radhë”, tha ai.

Ish-Rektorii BAKU tha më tej se roli i Universiteteve është shumë i rëndësishëm pasi sipas tij, duhet të krijojmë njohuri që njerëzit të kuptojë këtë.

“Ja pse është e rëndësishme që të arrijmë sukses shumë shpejt sepse zhvillimi do bëhet edhe më i shpejtë sa më shumë t’i afroheni Bashkimit Europian. Interesi për Shqipërinë dhe Europën Qendrore është tej mase I lartë. Ka shumë njerëz që thonë : “oo, po shkon në Shqipëri! Edhe unë dua të shkoj”. Pra, jeni një vend, destinacion mjaft interesant në Europën Qendrore, kështu që më duhet të them se jam shumë krenar që kam pasur mundësinë të mësoj më shumë për Shqipërinë dhe, e dini, jemi të gatshëm të ndryshojmë gjërat”, deklaroi ai.

Marrëveshja e firmosur në Vjenë në prill të 2024-ës, i hapi rrugën reformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas standardeve të Universitetit BOKU të Vjenës, një prej universiteteve më të mira europiane në fushën e zhvillimit bujqësor, ushqimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për UBT nisi një proces transformimi rrënjësor, duke nisur nga rishikimi i programeve, kurrikula, trajnimi i stafit akademik, tek hapja e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Në 4 vite synohet të përmbushet transformimi i plotë i Universitetit Bujqësor në parametrat e BOKU, për ta kthyer UBT në një qendër ekselence për rajonin. Marrëveshja mbështet transformimin e UBT me financim rreth 3 milionë euro, ku përmes programit të ndërkombëtarizimit, qeveria shqiptare do të financojë 1,9 milionë euro.

Katër objektivat kryesorë të këtij memorandumi janë: Programe studimi si universitetet europiane; Nivel i ri i kërkimit shkencor; Transferimi i njohurive dhe transformimi i UBT në një qendër ekselence për rajonin.

Next Post
Mejhanet ngushëllimtare të padijes

Mejhanet ngushëllimtare të padijes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In