• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Uashingtoni kundërshton në OKB heqjen e embargos ndaj Kubës

by A R
01/11/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot, si çdo vit që prej 1991-it, një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje SHBA-së për të hequr embargon ekonomike dhe financiare ndaj Kubës.

Uashingtoni, votoi kundër kësaj rezolute duke kërkuar progrese demokratike në ishullin komunist.

Rezoluta u miratua nga 191 shtete dhe vetëm dy votuan kundër, SHBA-ja dhe Izraeli.

Vitin e kaluar, Uashingtoni abstenoi për herë të parë në një njëçerek shekull, pas afrimit historik të arritur në vitin 2014 nga ish-presidenti demokrat Barack Obama me Havanën, duke përmirësuar marrëdhëniet diplomatike dhe zbutur embargon tregtare.

Duke e cilësur si “një lojë politike”, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley theksoi se “çdo vit, Asambleja e Përgjithshme e OKB po humbiste kohë duke shqyrtuar këtë rezolutë”.

“SHBA-ja nuk ka frikë nga izolimi, është kundër kësaj rezolute dhe do të vijojë të ketë këtë qëndrim për aq kohë sa popullit kuban do t’i privohet e drejta e tij”, shtoi ajo.

“Bllokada e Kubës është e regjistruar në ligjin amerikan dhe vetëm Kongresi amerikan ka kompetencë t’i japë fund”, saktësoi Nikki Haley.

Ajo kritikoi gjithashtu gjendjen e mjerueshme të ekonomisë kubane dhe shtypjen e popullit kuban, që duhet të ketë të drejtën e fjalës së lirë dhe për të zgjedhur zyrtarët e saj politikë./b.d

Next Post
Gjylameti ironizon PD: Na bënë thirrje të njohim rezultatin, ne po e pranojmë

"Opozitën e kam në shtrat", Gjylameti flet për familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In