SHBA-ja i kërkoi të shtunën Venezuelës lirimin e menjëhershëm e qindra të burgosurve për bindjet e tyre, mes të cilëve një prej figurave të opozitës politike në vend, që u u bë shkak i tensionve të fundit diplomatike mes dy vendeve.
Departamenti amerikan i Shtetit reagoi ndaj dënimit me 14 vjet burg nga drejtësia venezeuliane e përfaqësuesit të opozitës Leopoldo Lopez, lirimin e të cilit e kërkoi një ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump.
Marrëdhëniet mes Karakasit dhe Uashingtonit ishin të tensionuara edhe gjatë mandatit të administratës Obama, por ky është acarimi i parë mes qeverive të dy vendeve që nga ardhja në pushtet e presidentit Donald Trump.
Departamenti amerikan i Shtetit ka denoncuar me anë të një komunikate faktin se “qeveria venezueliane vazhdon të arrestojë dhe të burgosë shtetasit e vet, që vijnë nga e gjithë shoqëria, për bindjet e tyre politike”.
Sipas Uashingtonit, “më shumë se 100 persona ndodhen aktualisht në burg, mes të cilëve opozitari Lopez, studentë, aktivistë, gazetarë e manifestues paqësorë”.
“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve për bindjet e tyre, për respektimin e shtetit ligjor, të lirisë së shtypit, të organeve kushtetuese dhe rifillimin e një procesi demokraik që reflekton vullnetin e popullit”, deklaroi zëdhënësi i diplomacisë amerikane Mark Toner.
Ai shprehu keqardhjen për faktin se qeveria venezueliane “kriminalizon desidencën duke u mohuar qytetarëve të vet të drejtën për të gëzuar frytet e demokracisë”.
Ndërhyrja e presidentit Trump, të merkurën, në favor të opozitarit Lopez u bë në kushtet e një klime të tensionuar që prej disa ditësh mes Karakasit dhe Uashingtonit. /b.d











