Kryebashkiaku në detyrë i Durrësit Vangjush Dako në një prononcim për Report Tv u shpreh se nuk ka asnjë koment për vendimin e SHBA-së që i ndaloi hyrjen.
“S’kam asnjë koment” kështu u shpreh Vangjush Dako në një lidhje telefonike për Report Tv.
Departamenti i Shtetit sipas VOA-s i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit Dakos dhe anëtarëve të familjes së tij.