• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U zhyt në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari bën tatuazh fytyrat e të miturve të ndjerë

by A R
18/06/2025 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Levian Goga, burri shqiptar i cili u zhyt në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijët nga mbytja, por që fatkeqësisht nuk ja dolën mbanë, ka bërë tatuazh fytyrat dhe emrat e të miturve, në shenjë nderimi.

Në tatuazh shfaqet vetë Goga, teksa mban në secilin krah Nisin dhe Spiron, teksa rreth tyre shfaqen krahët e ëngjëjve. Ky tatuazh, i bërë në gjoks, në krahun nga rreh zemra, vlen si një simbol kujtese dhe nderimi të dy fëmijëve, pavarësisht përpjekjeve mbi njerëzore të Gogës për t’i shpëtuar.

Bashkëkombësi, është shprehur se veprimet e tij për të shpëtuar fëmijët nuk i bëri për të marrë nënshtetësinë greke.

“Më informuan se më kishin dhënë shtetësinë greke. Ministri më telefonoi dje dhe më tha: ‘Po të pres në zyrë të të përqafoj, të të përshëndes dhe të pi një kafe’ dhe të më japë shtetësinë. Kam qenë në Greqi për 20 vjet me dokumente, pa dokumente. Erdha kur isha 17 vjeç dhe jam 41 vjeç. Greqia është vendi im i dytë. U rrita këtu, vitet më të mira të jetës sime. Nuk e bëra për shtetësi. Jam mirënjohës që do t’i japin të gjithë familjes kartat e identitetit, por mendova që në momentin që hyra se fëmija im ishte brenda. Doja ta nxirrja sa më shpejt të mundesha. Dhe i falënderoj të gjithë, e gjithë Greqia më ka telefonuar, ministrat, të gjithë ata që panë numrin tim më kanë telefonuar”, tha Goga, raporton Protothema.

Dy fëmijët në Greqi, të cilët u shpëtuan fillimisht nga mbytja nga Goga, pësuan vdekje klinike. Organet e tyre u dhanë për dhurim me vendim të prindërve të 14 dhe 12 vjeçarit.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, janë vendosur lule, teksa një letër është lënë aty nga të afërmit dhe shoqëria e dy të miturve.

“Do ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj! Shoqeria juaj!”, shkruhet në letër.

Ka qenë shqiptari Levian Goga, i cili pa u menduar dy herë, u hodh në lumin Arahthos të Artës kur pa të miturit në lum që ishin në rrezik.

Leviani, ose Leo siç e thërrasin miqtë, është nga Berati. Ai emigroi në Athinë 24 vite më parë kur ishte 17 vjeç.

Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 10 dhe 6 vjeç.

Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një krushqie.

Për shtypin grek, shqiptari ka treguar si mësoi për fëmijët që rrezikonin mbytjen dhe që u hodh në lum pa u menduar dy herë.

“Isha në kafene. Erdhi një djalë me motor dhe bërtiste ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, u nisa me vrap. Mora makinën dhe shkova në vendngjarje. Hyra mes kallamishteve, nuk dallohej asgjë. Hipëm në një varkë bashkë me disa të tjerë. U hodha një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më poshtë, rreth tetë metra. Aty e pashë njërin. Ishte shtrirë, i palëvizshëm, me fytyrë të nxirë, duar dhe këmbë të hapura. Sikur të ishte i vdekur. E kapa, me vështirësi e nxora jashtë. Pastaj dëgjova që kishin gjetur edhe tjetrin. U hodha sërish, dy-tri herë. E gjeta. Ishte përmbys në fund. Kur e nxora, i dilte gjak nga goja dhe hunda. U tremba shumë”, tregon Leo.

“Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do të bënte çdo prind. Vetëm fëmijët kam në mendje”, vijoi rrëfimin mes emocionesh dhe zërit që i dridhej.

Ai tha se shpreson vetëm që fëmijët t’ja hedhin paq, por fatkeqësisht të miturit nuk ja dolën dot.

“Uroj të mbijetojnë. Të zgjohen. Të jetojnë jetën e tyre. Janë fëmijë, është mëkat. Tani fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem”, ishin fjalët e fundit përpara se të mbyllte telefonin në prononcim për median greke.

Mediat greke kanë vlerësuar se tepërmi aktin e shqiptarit, duke thënë se është një njeri i thjeshtë që nuk kërkon asnjë shpërblim, ishte në vendin e në kohën e duhur, dhe veproi pa hezitim duke rrezikuar edhe jetën e tij.

Next Post
SHBA gati të godasë në Iran, Trump merr planet nga Komanda

SHBA gati të godasë në Iran, Trump merr planet nga Komanda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Kostot e jetesës, si Shqipëria po bëhet “parajsë” për të huajt dhe “ferr” për vendasit

May 18, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vigjilencë e shtuar për zgjedhjet në PD

May 18, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosja e policit Anxhelo Kumaraku, fqinji që ishte me të dyshohet si objektiv, kishte thyer arrestin shtëpiak

May 18, 2026
Rrjeti i errët i Epstein zgjerohet sërish, 10 viktima të reja në Francë?

Rrjeti i errët i Epstein zgjerohet sërish, 10 viktima të reja në Francë?

May 18, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësirash

May 18, 2026
“Amnesty International”: Ekzekutimet në mbarë botën arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 1981

“Amnesty International”: Ekzekutimet në mbarë botën arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 1981

May 18, 2026
“Kupa është mbushur!” Studentja nga Tetova: Partitë shqiptare na thonë duroni, ne nuk presim më

“Kupa është mbushur!” Studentja nga Tetova: Partitë shqiptare na thonë duroni, ne nuk presim më

May 18, 2026
Plagoset efektivi në Shkozë, grupi hetimor kreh zonën, detajet e para nga Policia

Plagoset efektivi në Shkozë, grupi hetimor kreh zonën, detajet e para nga Policia

May 18, 2026
Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In