• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U zhdukën në Sarandë/ Artan Hoxha: Sulovari dhe Theodhori dyshohet se janë rrëmbyer, njëri nuk është dosido

by A R
19/04/2023 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 6 Prill 2023 në qytetin e Sarandës u zhdukën dy persona, të cilët janë denoncuar në komisariat si persona të humbur. Bëhet fjalë për Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, deklaroi se këta dy persona dyshohet të jenë rrëmbyer dhe vrarë.

Hoxha ka zbuluar edhe kontaktin e fundit të këtyre dy personave, të cilët atë natë kanë qenë së bashku dhe në shoqërinë e një personi të tretë.

Gazetari Artan Hoxha: Deri tani dyshimet janë që ata janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Pas 13 ditësh nuk ka ende asnjë lloj informacioni. Nga data 6, në mesnatën e datës 6, dy persona njëri nga ata është ai që u dha në foto ai është Fatmir Sulovari apo Fatmir Krasniqi 46 vjeç nga periferia e Fierit, baba i dy fëmijëve, i cili për shumë vite ka qenë pronari i diskos së famshme El Dorado në Ksamil. Është një disko që është shembur para 2 muajsh nga INUK. Në datën 6, ky ka shkuar nga Fieri, banon në Fier, ka shkuar në Ksamil bashkë me babain për të marrë objektet e fundit që vlenin nga shembja e atij objekti.

Ka qenë deri në mesditën e datës 6 me babain e vetë deri në orën 14:30, babai ka ndenjur aty dhe ka fjetur aty me idenë që të mos i grabisnin ato materialet që kishin aty dhe të nesërmen do vinte një makinë nga Fieri një kamion që të merrni gjithë mbetjet. Gjatë orëve të pasdites, ai është takuar me një shokun e vetë nga kanali i Çukës, bëhet fjalë për të zhdukurin tjetër Leonard Theodhori 46 vjeç. Të dy bashkë kanë qëndruar për disa orë. Leonard Theodhori, 6 ditë para ngjarjes, ka marrë një makinë me qira, e ka marrë në Sarandë. E çuditshme është që kjo makinë nuk ka GPS. Afër mbrëmjes të datës 6, ata janë ulur në një lokal në kanalin e Çukës, kanë qenë dhe në shoqërinë e një personi të tretë i cili është larguar një moment. Ata e kanë marrë dhe nga ora 2 e natës dhe që nga ai moment, pra nga ora 2, telefonat janë fikur.

Thuhet që ata i kanë kërkuar atij t’u sjelli ndonjë dozë kokaine. Personi i parë që është pronari i El Dorados, nuk është një personazh që mund ta rrëmbesh kollaj. Dyshohet, nuk e dimë ende, që mund të ketë qenë edhe i armatosur. Policia ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje 5 ditë mbrapa. Dhe në atë ngjarje ka thënë që nëna e Leonardit, nëna 75-vjeçare ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e të birit. Ndërkohë, vëllai i Fatmirit, ka shkuar dhe ai në Policinë e Sarandës dhe ka deklaruar zhdukjen e vëllait. Të nesërmen në mëngjes, 100 metra larg banesës së Leonardit, nëna e tij ka dalluar makinën. Makina ka qenë e mbyllur dhe e parkuar në anë të rrugës.

Makina duhet të ishte marrë dhe ekspertuar që ka gjurmë. Të nesërmen makinën shkon e merr me karroatrec kompania që e ka dhënë me qira, e ka hapur, e kanë çuar në lavazh, e kanë pastruar, e kanë kthyer në gjendjen e mëparshme dhe aty s’ka mbetur më asnjë lloj gjurme. Telefonat rezultojnë të fikur. Dyshimi i deritanishëm është që ata persona janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Dhe një nga gjërat që kërkojnë familjarët sot është që së paku të kthehen kufomat se mos jemi si në rastin e Vlorës. Kush e ka kapacitetin në qytet të vogël si Saranda që të bëjë në rrëmbim të tillë? Ky nuk ishte njeri dosido. Edhe fizikisht ishte njeri i fortë.

/a.r

Next Post
INTERPOL, operacion në 15 shtete! Sekuestrohet droga me vlerë 5 miliardë dollarë

INTERPOL, operacion në 15 shtete! Sekuestrohet droga me vlerë 5 miliardë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In