U zhduk në moshën 3-vjeçare, gjen babanë pas 24 vitesh
Një baba nga Kina, është ribashkuar me vajzën e tij pasi e ka kërkuar atë për 24 vjet me radhë. Wang Mingqing, madje u bë edhe një shofer taksie, duke shpresuar se një ditë do ta merrte vajzën e tij si pasagjere.
Vajza e tij, e kontaktoi atë në fillim të këtij viti, pasi ajo kishte parë një postim në internet rreth tij.
Historia e pabesueshme është përhapur gjithandej në Kinë, ku shumë prej familjarëve po festojnë ribashkimin e tyre. Babë e bijë u takuan më në fund të martën e kaluar.
Vajza e Wang, Qifeng, u zhduk kur ajo ishte vetëm 3-vjeçe.
Ai dhe gruaja e tij ishin shitës frutash dhe një ditë pasi atë përfunduan punën e tyre buzë rrugës, ata kuptuan se Qifeng nuk ishte më aty.
Sipas BBC, vajza e tyre ishte rritur në një qytet të afërt vetëm 20 km nga prindërit e saj, por nuk janë dhënë detaje se si ajo përfundoi e ndarë prej tyre
a.ç