• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Braimllari: Të lihen mënjanë gjuha e llogores politike dhe ndasitë 

by B K
10/06/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-drejtuesi i strukturave të partisë së Lirisë (ish-LSI), tashmë pjesë aktive e PS-së edhe si kandidat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për kryqytetin në listën e hapur, Endrit Braimllari, ka reaguar sot për zgjedhjen si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mbledhjes së sotme.Ai e quan përgjegjësi të shtuar, teksa falenderoi anëtarët e këshillit për besimin që i dhanë. Brahimllari bëri thirrje për largim nga gjuha e llogores politike dhe lënien mënjanë të ndasive, me qëllim bashkëpunimin për ta çuar para jo vetëm Tiranën, por edhe Shqipërinë Europiane.

Reagimi i plotë i Endrit Braimllarit:

“Urime dhe suksese Megi Fino për zgjedhjen në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës! Të gjithë së bashku le të dëshmojmë se vetëm përmes punës dhe frymës së bashkëpunimit mund të arrijmë që t’i përgjigjemi kërkesës së qytetarëve për të miratuar vendime në të mirë të qytetit.

Qytetarët kanë nevojë për një frymë europiane, për bashkëveprim dhe shërbim ndaj tyre.

Gjuha e llogores politike dhe ndasitë duhet të lihen mënjanë, kur bëhet fjalë për zgjedhje dhe zgjidhje në sherbim të qytetit dhe qytetareve. Përpara se te jemi politikanë, jemi qytetarë të këtij vendi, jemi prindër të atyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë të ecin me ritmet europiane, për një zhvillim pandalshëm për Shqipërinë 2030.

Dua të falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët më besuan në detyrën e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak. Një përgjegjësi e shtuar për të qenë pranë çdo qytetari të Tiranës, duke vazhduar misionin e shërbimit ndaj tyre.

Gjithashtu shpreh përgëzime dhe mirënjohje për drejtuesen e deritanishme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, znj. Romina Kuko, e cila përmes një gjuhe pozitive mundësoi lehtësinë e bashkëpunimit mes këshilltarëve, nxiti angazhimin si përfaqësues të qytetarëve, me qëllim rritjen e Këshillit si institucion vendimmarrës.

Pikërisht kjo gjuhë bashkëpunimi nevojitet për të çuar përpara punët e frytshme për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane”.

Next Post
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë, të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE

Comments 1

  1. Builder says:
    7 months ago

    Hajde Brahimllar, “tjetër herë me djalë”…na qoftë për hajër.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bosh “Foltorja” e Berishës/ Thërret mbështetës, por nuk ka njerëz në bulevard

Bosh “Foltorja” e Berishës/ Thërret mbështetës, por nuk ka njerëz në bulevard

December 29, 2025
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Kushtetuesja i përgjigjet opozitës: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur! Shqyrtimi në seancë publike më 22 janar

December 29, 2025
Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

December 29, 2025
Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

December 29, 2025
Pas zgjedhjeve parlamentare, Osmani me synime të qarta/ Kërkon një tjetër mandat si presidente e Kosovës

Pas zgjedhjeve parlamentare, Osmani me synime të qarta/ Kërkon një tjetër mandat si presidente e Kosovës

December 29, 2025
Tragjedi në familje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes! Nën hetim disa persona përfshirë edhe mjekët

Tragjedi në familje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes! Nën hetim disa persona përfshirë edhe mjekët

December 29, 2025
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

December 29, 2025
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Nga karriera te dashuria e shëndeti/ Horoskopi vjetor 2026 për…: Një vit provash, zgjedhjesh të mëdha dhe rritjeje të vërtetë

December 29, 2025
“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra

Humbi të vëllanë në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet karrierës pas tre muajsh shkëputjeje: Duhet të merresha me familjen dhe veten!

December 29, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com