Spahiu: Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë, të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE

‘Unë mendoj se do të ketë ndryshime minimale në votën preferenciale, mund të jenë 2 deputet në rang qarku ku mund të ndryshojë brenda partisë në listën e hapur renditja, por jo ndryshim të  rezultatit mes fituesit dhe humbësit. Nëse ka krim zgjedhor është krim i strukturuar, nëse ka devijim të votës nuk është krim që e ka bërë një komisionerë sepse është bërë nga 1 mijë, nëse ata kanë ndryshuar votën për Alimehmetin nuk e kanë bërë individualisht por në mënyrë të organizuar. Kemi të bëjmë me krim zgjedhor të strukturuar. Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE’, tha ai.

Ai tha se Berisha e ka marr peng PD dhe themeluesit e saj janë braktisur nga Sali Berisha.

‘PD që kur është krijuar ka pjell 37 parti të reja, ata që themeluan PD nuk janë më i ka lënë rrugëve Berisha ai e ka bërë më keq se Enver Hoxha atë parti që është katandisur në një parti me njerëz mediokër dhe ka humbur misionin e saj për të ardhur në pushtet. Do të ketë njerëz që duan të vijnë në krye të asaj partie, por jam i bindur se suksesi i tyre do të jetë zero partia do ta mbajë atë parti sa të ketë shëndet’, tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com