• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U zgjodh Avokat i Popullit, Shabani: I befasuar me opozitën, në fillim më inkurajuan dhe më pas më braktisën

by A R
12/12/2025 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zgjedhjes së tij si Avokat i Popullit në seancën maratonë të mbrëmjes së enjtes, ka reaguar Endrit Shabani.

Në një postim të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Shabani shprehet i surprizuar jo vetëm për faktin që u zgjodh ai në këtë pozicizion të rëndësishëm, por edhe për kundërshtitë që mori nga opozita, pavarësisht firmave që i kishin dhënë.

“Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.”, shkruan Shabani.

Ai shton se pavarësisht të gjithave, i falënderon deputetët e opozitës për firmat e tyre pa të cilat nuk do të mund të kishte kandiduar dhe deputetët e mazhorancës për votimin e tyre final. Shabani shton në fund: “U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.”

Shabani u votua me 85 vota pro, pa asnjë abstenim dhe me vetëm 3 vota kundër, në një seancë ku vendet e deputetëve të opozitës mbetën bosh, pasi ata u larguan para fillimit të votimit.

Vendimi u mor në një klimë të tensionuar politike, pasi Partia Demokratike ndryshoi disa herë qëndrimet e saj për këtë proces.

Në ditët e mëparshme, PD-ja kishte firmosur në mbështetje të gjashtë kandidaturave që garonin për detyrën e Avokatit të Popullit. Megjithatë, më pas demokratët deklaruan tërheqjen e nënshkrimeve dhe kërkuan në seancë që procedura të shtyhej dhe pika e rendit të ditës të hiqej.

Argumenti i tyre ishte se procesi nuk kishte pasur konsensus politik dhe se mazhoranca po e çonte përpara në mënyrë të njëanshme. Debati vazhdoi për disa orë, deri kur opozita vendosi të largohej nga salla, duke bojkotuar fazën e votimit.

Ndërkohë, mazhoranca socialiste ka mbështetur thuajse plotësisht kandidaturën e Shabanit. Me këtë votim mbyllet periudha trevjeçare e zgjatur e ushtrimit të detyrës nga Erinda Ballanca, e cila qëndroi në krye të institucionit përtej mandatit zyrtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve politike.

Next Post
Nemo kthen trofeun e Eurovisionit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit

Nemo kthen trofeun e Eurovisionit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In