• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“U zbulua strategjia e Scholz dhe Biden. Plan i ri sekret për Ukrainën”/ Bild: Ja çfarë po i kërkohet Zelenskyt

by Java News
24/11/2023 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“U zbulua strategjia e Scholz dhe Biden. Plan i ri sekret për Ukrainën”, me këtë titull e nis artikullin e saj, tabloidi gjerman BILD, ndërsa tregon se nga burime të brendshme të qeverisë gjermane i është thënë se Perëndimi po kërkon mbylljen e luftës në Kiev.

SHBA dhe Gjermania duan ta shtyjnë presidentin ukrainas Zelensky drejt bisedimeve me Rusinë, duke i ofruar Ukrainës vetëm armë të mjaftueshme për të mbajtur vijën aktuale të frontit, ka raportuar gazeta gjermane Bild, duke cituar burime në qeverinë gjermane

“Plani gjermano-amerikan është të furnizojë Kievin me armë të mjaftueshme që Ukraina të mbajë vijën aktuale të frontit, por jo të rimarrë territoret e pushtuara”, shkruan gazeta.

“Zelensky duhet të kuptojë se gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu”, tha një nga burimet për gazetën. “Ai duhet t’i drejtohet kombit të tij dhe të shpjegojë se është e nevojshme të zhvillohen bisedime.”

SHBA dhe Gjermania duan që Zelensky të kuptojë se zgjerimi i konfliktit nuk ka kuptim për vendin e tij. Megjithatë, as kancelari Olaf Scholz dhe as presidenti i SHBA Joe Biden nuk planifikojnë të bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta që ai të fillojë negociatat. Kujtojmë se SHBA dhe Gjermania janë furnizuesit më të mëdhenj të armëve për Kievin.

Bild shkroi se situata në fushën e betejës është “e zymtë” për Ukrainën dhe se “trupat ruse po përparojnë, megjithëse ngadalë”. Sipas gazetës, qëllimi kryesor i qeverisë gjermane tani është të ndihmojë zyrtarët në Kiev të arrijnë një “pozicion negociues të favorshëm”. “Shtëpia e Bardhë dhe zyra e kancelarit gjerman po koordinojnë veprimet e tyre në këtë çështje”, thanë burimet.

Gazeta raportoi se shumë vendime gjermane për dërgesat e armëve tani merren nga zyra e Scholz, jo nga Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Boris Pistorius. Sipas Bild, Pistorius është gati të dërgojë raketat Taurus në Ukrainë, por “duart e tij janë të lidhura”./m.j

Next Post
Moti i keq “pushton” Shqipërinë, në 24 orët e ardhshme priten rrebeshe, qytetet më të rrezikuara!

Moti i keq “pushton” Shqipërinë, në 24 orët e ardhshme priten rrebeshe, qytetet më të rrezikuara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com