• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U vranë nga më pak se një metër e gjysmë”, PD kandidon për deputet mjekun që gënjeu për 21 Janarin

by A R
09/10/2020 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në listën e njerëzve që Lulzim Basha ka futur për deputet në Tiranë është edhe një prej mjekëve të 21 janarit.

Bëhet fjalë për mjekun Sami Koçeku, i cili u akuzua nga mediat në atë kohë se manipuluan të vërtetën për të fshehur vrasësit e vërtetë të protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit.

Koçeku bashkë me kolegun tjetër Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, dhanë versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga radhët e opozitës.

Pas dështimit të skemës për t`ia faturuar protestuesve vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve gati u harruan. Kujtojmë se Basha ishte ministër i Brendshëm në 21 Janar 2011 dhe vrasjet rëndonin mbi dikasterin që ai drejtonte.

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do I drejtohej në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëve Sami Koceku dhe  Alfred  Gega, e cila mbeti thjesht ankesë:

Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qenë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:

–           Ziver  Veizi

–           Hekuran  Deda

–           Faik Myrtja

–           Aleks Nikaj

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.

Ja ç”deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA në TV News 24:

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:  Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë

Intervista e dytë:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Po, po.

Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, çfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?

Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.

Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?

Dr.Sami Koçeku: Po.

Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?

Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…

Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.

Gazetari: Zive… Edhe njëherë të lutem?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga çfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por edhe veprën penale.

/a.r

Next Post
Berisha i përgjigjet akuzave të ish- truprojes: Izet Haxhia është vrasës në krah të Ramës!

Mungonte avokati, shtyhet seanca për Izet Haxhinë/ Idajet Beqiri është karantinuar në banesë, dyshohet se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

May 5, 2026
Lufta për naftën, si po përpiqet Gjiri të anashkalojë Hormuzin me miliarda dollarë dhe rrugë alternative

Lufta për naftën, si po përpiqet Gjiri të anashkalojë Hormuzin me miliarda dollarë dhe rrugë alternative

May 5, 2026
Tiranë, i riu gjendet i pajetë në dhomën e tij, dyshimet e policisë

Të shtëna me armë zjarri në aksin Elbasan-Librazhd, një i vdekur

May 5, 2026
PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

May 5, 2026
“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

May 5, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

May 5, 2026
Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

May 5, 2026
Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

May 5, 2026
U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Metalla fiton në Strasburg: Shteti t’i paguajë 32 mijë euro dhe…

U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Metalla fiton në Strasburg: Shteti t’i paguajë 32 mijë euro dhe…

May 5, 2026
Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In