Pas disa ditësh të gjata luftimi, zyrtarët ukrainas të Ministrisë së Mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.
Në një përditësim operacional të postuar në Facebook të dielën mbrëma, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin marrë nën kontroll qytetin nga trupat ruse dhe kishin shkaktuar humbje të mëdha në forcat e Moskës gjatë betejës.
Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë të rangut të lartë rusë u vranë gjatë betejës për qytetin.
Chuhuiv ndodhet në një vend strategjik rreth 23 milje nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën granatime të rënda nga forcat ruse për më shumë se një javë.
g.kosovari