Në Zall Herr të Tiranës, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar teksa lëvizte me makinë Lulzim Visha.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se makina në foto ishte e viktimës Visha. Fotoja është shkrepur pak minuta pas atentatit, ku mbeti i vrarë Visha.
Policia reagoi për këtë vrasje, duke thënë se ka gjetur një mjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur në vrasje.
Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Dyshimet janë se Visha është vrarë për hakmarrje. Hetimet për ta zbardhur ngjarjen vijojnë.