• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U vra nga ish-burri i partneres, daja i 23-vjeçarit: Kishin 3 vjet të lidhur, gruaja ishte e divorcuar 10 vite më parë

by Java News
22/11/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit. Familjaret dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj ( Myrtaj) ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23-vjeçar Flonino Merkuri.

Pas ngjarjes se rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar. Daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e 23-vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.

Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë. Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj.

Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja.

/s.f

Next Post
Debati/ Meta për shqiptarët që ikin në Angli: Rama i papërgjegjshëm fajëson autoritetet britanike. Mafia në pushtet, shkaktarja…!

'Përmbytja erdhi nga korrupsioni', Meta: Hidrovoret në Shkodër s’ishin në punë për shkak të mungesës së energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

August 7, 2026
Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

August 7, 2026
Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

August 7, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

August 7, 2026
Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’/ Shoqata e Bankave: Duhet tavan për paranë fizike

Krimet kibernetike nuk kursejnë as bankat e nivelit të dytë, Policia në gjashtë muaj regjistroi 250 raste

August 7, 2026

Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri

August 7, 2026
“Plazhi i lirë” në Spille, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje

“Plazhi i lirë” në Spille, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje

August 7, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Ndryshme në Amerikë, Trump me urdhër ekzekutiv: Ndalojmë turizmin e lindjes në SHBA

August 7, 2026
Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

August 7, 2026
BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com