• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U vra nga i ati, rreqeth motra e Anxhelinës: Mesazhi i fundit që shkëmbyem

by Java News
08/01/2019 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje rrënqethëse dalin në dritë pas vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina Petro nga babai i saj disa ditë më parë në Greqi.

Nuk e ka motër të vërtetë, nga asnjëri prej prindërve, por nëna biologjike e Angelinës që e rriti, e mësoi me dashuri dhe dhimbsuri për Angelinën, sikur ta kishte motër gjaku.

Klea Zenuni është vajza e burrit të dytë të nënës së Angelinës dhe është rritur prej kësaj të fundit që kur ishte e vogël. Për News24 ajo bën rrëfime që trondisin. Klea tregon se Anxhelina është varrosur e gjallë, dëshmi e cila përloti moderatoren Rudina Xhunga.

Klea, tregon se një i afërm i tyre që jeton në Greqi, sapo ka mësuar rreth ngjarjes, ka shkuar në fshatin e Anxhelinës dhe ka mësuar se natën e krimit kishte ndodhur një sherr i madh mes babait dhe vajzës për të dashurin afgan. Babai e kishte rrahur keq vajzën dhe ajo për t’i shpëtuar dhunës ishte hedhur nga dritarja.

Babai e kishte ndjekur dhe e kishte kapur në oborr, e kishte qëlluar me shkelma dhe më pas me një shufer hekuri në kokë. Vajza ka humbur ndjenjat, por babai duke menduar se ajo kishte vdekur, nxitoi ta varrosë në oborrin e shtëpisë.

Vdekja me llahtarë duket se është kapaku i ngjarjeve edhe më të tmerrshme që kanë ndodhur në shtëpinë e Aleko Petros. Sipas 20 vjecares Klea Zenuni, i ati kishte abuzuar seksualisht me Angelinën.

Bardhyl Guri i pagëzuar me emrin Aleko Petro, e thirri vajzën në Greqi për një jetë më të mirë, por në vend t’i jepte ngrohtësinë dhe mbështetjen e babait, e shfrytëzoi seksualisht për 12 vite. Familja e së ëmës së Angelinës filloi të dyshojë për këtë pas vdekjes së vajzës, duke sjellë ndërmend bisedat e shkurtra me të në internet.

“Kur e kam pyetur “a je e lidhur me dikë apo je e dashuruar”, Anxhelina më është përgjigjur “nuk mundem sepse zemra ime është shumë e vrarë,janë shumë gjëra në mes dhe nuk mund të shprehem dot”-thotë Klea.

Klea Zenuni, ishte 6-muajshe kur shkoi në shtëpinë e Angjelinës pas martesës së babait të saj me nënën e viktimës, Xhezmije Hoxhallari. Ajo tregon se familja e saj ka jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike, të dy prindërit dhuronin rregullisht gjak për të ushqyer dy vajzat, Anxhelinën dhe Klean, ndërsa i ati punonte edhe në të zezë si murator.

Klea ka qënë 8-vjeçe kur Angjelina është nisur për në Greqi dhe kujton se mamaja e saj është përpjekur për vite me radhë të lidhej me vajzën. Pasi u rrit Klea e kërkoi shpesh në rrjetet sociale por nuk mundi ta gjejë deri kur në vitin 2017 një ftesë në facebook nga emri grek Anxhelina Petro e habiti, e gëzoi  dhe solli festë në shtëpinë e tyre.

Klea thotë se nuk fliste shumë shpesh me motrën, se edhe kur flisnin ajo ua mbyllte shpejt pa dhënë asnjë shpjegim ndaj askush në Shqipëri nuk e dinte se Anxhelina ishte e dashuruar me një të ri afgan. Mesazhi i fundit që Klea ka shkëmbyer me motrën e saj, Anxhelinën,  ka qënë në natën e ndërrimit të Viteve, kur i kanë uruar njëra-tjetrës “Gëzuar” dhe 3-4 ditë më pas Anxhelina u vra.

Për Klean, Bardhyl Guri ose Aleko Petro ishte një njeri pijanec, xheloz dhe kumarxhi. Ajo kërkon nga drejtësia greke dënimin “me vdekje” për një baba të tillë, që abuzon me vajzën, që e rreh, dhe e varros të gjallë

a.cupaj

Next Post
I ati e vrau për shkak të lidhjes, kush është afgani që do martohej me Anxhelinën

I ati e vrau për shkak të lidhjes, kush është afgani që do martohej me Anxhelinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Dalin pamjet e pistoletave që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

July 9, 2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do të rinisë gjyqi

July 9, 2026
Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

July 9, 2026
Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

Pezullohet efektivi në Fier, Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

July 9, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare, Rama nxjerr videon: Një tjetër dëshmi për potencialin e saj

July 9, 2026
“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

July 9, 2026
Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj

July 9, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Kurti fton opozitën në takim, nis përpjekjet për marrëveshje pas certifikimit të rezultatit zgjedhor

July 9, 2026
E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

E afërmja e familjes për vrasjen në Shkodër: Kurrë nuk patën debate, ishin çift shembull

July 9, 2026
Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

Arrestohet në Himarë 38-vjeçari me precedent penal, lëvizte me pistoletë dhe granatë

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In