Funerali i gjeneralit iranian Qasem Soleimani mbushi rrugët e kryeqytetit Teheran me turma të mëdha.
Soleimani u vra në një sulm me dron nga SHBA në Irak me urdhër të Presidentit Donald Trump.
Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khamenei i drejtoi lutjet dhe në një moment u pa duke derdhur lot.
Irani ka premtuar se do të “hakmerret rëndë” për vdekjen e Soleimanit dhe të dielën u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Soleimani, 62 vjec kryesoi operacionet e Iranit në Lindjen e Mesme si kreu i Forcës Quds. Vrasja e tij shënon një përshkallëzim të madh në tensionet midis Iranit dhe ShBA.
Zyrtarët amerikanë thanë se 3,000 trupa shtesë do të dërgohen në Lindjen e Mesme si një masë paraprake.
/a.r











