U vra në sy të partneres/ Policia greke në kërkim të vrasësve të biznesmenit shqiptar. Ja cili ishte ‘Oki’!

Vijojnë hetimet për identifikimin e dy sulmuesve me kapuç që ekzekutuan me 19 plumba biznesmenin shqiptar nga Shkupi me nofkën “Oki” dhe plagosën partneren e tij 45-vjeçare. Autoritetet spekulojnë se autorët e “importuar” të 39-vjeçarit Orhan Bajrami, tashmë kanë ikur jashtë vendit, me destinacione të mundshme në Shkup, Bullgari apo Turqi.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike, ndërkohë që kishte “tehe” edhe në qeverinë e Shkupit, ishte ulur në oborrin e vilës me qira bashkë me partneren e tij, si dhe një çift tjetër, të cilët nuk u lënduan. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet janë njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar “112”.

Kontrata e vdekjes mes dy bandave rivale të Shkupit

Nga hetimet deritanishme ka dyshime se ngjarja mendohet se fsheh pas sherret mes dy bandave rivale që veprojnë në Shkup. Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi, ndërsa sot ai do të duhej të linte dhe vilën e marrë me qira, ndërsa nuk dihet se cili do të ishte destinacioni i ardhshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vlen të theksohet se në kuadër të rivalitetit mes dy bandave, në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t, ndërsa ai vetë sapo kishte mbërritur në lokal. Ndërkohë, atij i kishin shkruar se do të shiheshin ‘së shpejti’. Një muaj më vonë, një shkupjan u ekzekutua në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të “Oki”.
(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com