Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumentave të fallsifikuar.
Gazetari i News24, Osman Stafa, ka siguruar kërkesën që kreu i Grupit Parlamentar të PD-së vë në dijeni SPAK , por edhe Trupin Diplomatik.
Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.
Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.
“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor.”- thotë zoti Bardhi në letrën për Drejtuesin e SPAK-ut dhe për të cilën ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. “Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre.”- thuhet në letrën drejtuar SPAK.
/a.r
Po bën parapritë për arrestimin e mundshëm, që mund ti bëhet, për shpifje ndaj Olsi Ramës.
Lojë adoleshenti pederast femër.
Kjo është lojë e nëntokës së Sali Berishes për të vrarë Gazmenda Bardhin, dhe për tja faturuar Edi Ramës, mbasi i duhet sebep për të ngritur popullin kunder qeverisë.
Tani kemi lufte 4 ose 6 kunder partia demokratike 1 zogu 2 dukaqine 3bushallinjte 4 kastriota zahari 5 kryeziu 6 nioi rexhep mitrovica pastaj do ture kunder grrege kunder baba mondi priferinjte masone jovai hoxhallare serbe ruse maqendones malaze hungare bullgare rumune kunder te huaj por feja shqiptaria kunder zezake filipine kinez