Pasi parlamenti i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje për Agur Vrenzoin i cili u vra pak ditë më parë në Fier, teksa u përlesh me grabitësit e një pikë këmbimi valutor, edhe Presidenti Meta nderon 54 -vjeçarin.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot 5 mars 2018, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.
Vrenozi mori një plumb në kokë gjatë grabitjes që Lulzim Demiraj së bashku me Zini Fyraj 37 vjeç dhe Dashamir Gergalin 41 vjeç nga Fieri kryen në një pikë këmbimi valutor në qytet./a.m.