• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u vonua ecja e Shqipërisë në BE? Loja e Italisë me Greqinë dhe hyrja e “egër” e Gjermanisë në Ballkan

by Java News
18/04/2018 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian realisht nuk po shijohet aq sa duhet nga njerëzit si një proces real politik “çlirimi”. Kjo jo se shqiptarët janë euroskeptikë, përkundrazi janë më pro BE-së se të gjtihë vendet e tjera të Ballkanit, porse të gjithë po e shijojnë si një vendim që erdhi shumë më vonë se ç’duhet.

Dhe nëse shikon historikun e marrëdhënieve Shqipëri-BE, Tirana ka humbur dy shanse të mëdha për ta kapur trenin europian shumë përpara të tjerët. Pengesa apo vonesa të këtij procesi ka qenë në radhë të parë klasa politike shqiptare, por gjithashtu është fakt se  afrimi i Shqipërisë me BE-në është frenuar nga faktorë gjeopolitikë mjaft më me peshë se Shqipëria dhe me ndikim vertikal për 27 vjet.

Artikulimi i Federica Mogherinit sot në Tiranë në gjuhën e saj amëtare, pra italishten nuk është fare rastësi. Është pikërisht qenia e një italianeje në postin numër dy të BE që ka ndikuar fuqishëm në përshpejtimin e procesit europian të Shqipërisë. Mbi 20 vjet më parë, një bashkëatdhetar i zonjës Mogherini i cili ishte kryetar i Komisionit Europian, Romano Prodi, i dha gjithashtu një shtysë Shqipërisë për të ecur më shpejt drejt Europës.

Po cilat janë ato forca centrifugale gjeopolkitike që e kanë ndihmuar dhe frenuar rrugën e Shqipërisë në BE?

Kjo mund të shikohet qartë në rrugëtimin e marrëdhënieve Tiranë-Bruksel, ku përveç vendeve të veçanta, shikojmë edhe politika brenda vendeve “aleatë” që e kanë vonuar procesin. Për të folur shkoqur: me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet më 22 mars 1992, Shqipëria pati një shans real politik.

Shqipëria po shikohej si një eksperiment i suksesit pozitiv të një opozite antikomuniste. PD-ja fitoi me 60% si një forcë pro euroatlantike që e donte Shqipërinë në NATO, BE dhe në sistemin e ekonomisë së tregut.

Në maj 1992, Jacues Delors kryetari i atëhershëm i Komisionit Europian dhe Sali Berisha, atëherë President i Shqipërisë, firmosën Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik, e cila u shoqërua edhe nga nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët Politike Shqipëri – Komuniteti Evropian. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi një marrëveshje të tillë.

Duhet pasur parasysh një gjë: BE ishte me vetëm 12 shtete dhe nuk kishte stresin aktual të zgjerimit. Nuk kishte lindur as Sllovenia, as Kroacia, dhe vendi quhej Jugosllavi; ndërsa Ballkani nuk kishte hyrë në luftën e tmerrshme që tronditi por edhe frikësoi kontinentin.

Por që nga maji i vitit 1992 dhe deri në 26 shkurt 1996 kur BE miratoi aktin e radhës për Ballkanin, marrëdhëniet Tiranë-Bruksel janë në terr total.

Kjo edhe falë ecjes mbrapshtë të demokracisë shqiptare sidomos pas referendumit të 6 nëntorit 1994 për Kushtetutën e re, por edhe rolit agresiv të Greqisë e cila nuk e donte Shqipërinë aq shpejt në klubin e të mëdhenjve, pasi kërkonte të ishte kujdestarja e Tiranës.

Këtë e tregoi në mënyrë të qartë Athina në vitin 1997, kur kjo u artikulua fort nga politikanët grekë që hynin në Sarandë e Vlorë pa marrë leje nga Tirana.

Pikërisht në këtë kohë, në 1997-n e tmerrshme, kur Bashkim Fino, kryeministër i një qeverie koalicioni në Shqipëri do të nisej për vizitë në Athinë, Romano Prodi, kryeministër i Italisë udhëtoi në Gjirokastër për ta takuar Finon përpara udhëtimit në Greqi, si për t’i thënë: “jemi ne pa janë ata”.

Ky dualitet Romë-Athinë për “protektoratin” ndaj Tiranës vazhdoi gjatë. Madje ambasadori italian në Shqipëri në atë kohë, Paolo Foresti i kërkoi ministrit të Jashtëm Tritan Shehu që të mos pranonin të dërguarin amerikan për krizën shqiptare, Franz Vranicki. Biseda e plotë Foresti-Shehu u publikua nga një media shqiptare i ofruar nga shërbimet sekrete amerikane.

Pas vitit 1996, rruga e Shqipërisë drejt Brukselit mori një goditje të madhe dhe rezultoi më e komplikuar se duhet. Këtë e deklaroi në Tiranë, Romano Prodi në vitin 1999 sapo u zgjodh Kryetar i Komisionit Europian.

Prodi erdhi në Tiranë dhe i kërkoi Fatos Nanos për brenda një viti të japë prova se lufton trafiqet, fut në burg politikanët e zyrtarët e korruptuar dhe të ndalojë narkotrafikun.

Fatos Nano ndërmori vetëm të famshmin operacion “Puna”, pra ndaloi skafet që e kishin bërë rrugë trafikun e klandestinëve dhe drogës nga Vlora në Leçe. Pra vetëm kaq. Dhe BE i vuri vulën e fortë qeverisë së Natos, duke e cilësuar me “nivel të lartë korrupsioni”.

Në vitin 2005 kur Sali Berisha erdhi në pushtet, i dhanë atij shansin ta përshpejtojë procesin duke firmosur me të Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që është hapi i parë i madh drejt BE-së, dhe i kërkuan luftën ndaj bandave dhe burgosjen e politikanëve të korruptuar.

Për disa muaj, me anë të të ndjerit Sokol Olldashi, Sali Berisha futi në burg disa nga krerët më të fuqishëm të bandave në vend.

Por mbeti vetëm me kaq. Madje procesi u përkeqësua edhe më shumë, sidomos pas 15 marsit 2008, ku si pasojë e Gërdecit mazhoranca përvetësoi edhe institucionet e pavarura dhe nisi luftën me Presidentin e Prokurorin e Përgjithshëm.

Gjërat arritën një ritëm tjetër në vitin 2013, jo thjesht sepse qeveria e re e Edi Ramës pati një qasje më të mirë se paardhëset, por se roli gjeopolitik në Ballkan kishte ndryshuar.

Greqia ishte rrënuar nga kriza ekonomike dhe Italia e humbi fuqinë e “kujdestarit”.

Tashmë ligjin në BE e bënte Gjermania, kancelarja e së cilës, Angela Merkel e mori vetë Ballkanin në duart e saj, duke investuar fort tek Aleksandër Vuçiç në Serbi dhe Edi Rama në Shqipëri. Natyrisht sipas mënyrës gjermane- e ftohtë, por e qartë: nëse bëni këto që them unë, mund të hyni në BE.

Dhë në fakt, siç po shohim, po bëhet ajo që Merkel ka thënë. Pra u desh jo vetëm një ndryshim shpejtësie nga ana e politikës shqiptare, por edhe një ndryshim i gjeopolitikës europiane drejt BE-së.

Nëse Gjermania nuk do të kishte fuqinë ndaj Athinës nëpërmjet borxheve të mëdha që i ka dhënë, Greqia nuk do të ishte kaq e butë ndaj Tiranës.

Kjo është tashmë e qartë… (Tesheshi)

ma.me

Next Post
FOTOT/ Basha takim me Mogherinin, Vlahutin tërësisht indiferente

FOTOT/ Basha takim me Mogherinin, Vlahutin tërësisht indiferente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In