Polici italiane kë vënë në pranga një shqiptar, i cili ishte i dënuar me 10 vjet burg.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, shqiptari është vënë në pranga në tunelin Mont Blanc.Edhe pse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mësohet se shqiptari ishte dënuar me 10 vite burg si dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.
Atij i kanë mbetur pa shlyer edhe 3 vite e 10 ditë burgim, përveç gjobës. Shqiptari është dërguar në burg në Brissogne.
a.ç