• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U vetëvar se e akuzuan për vjedhje. Shefi i komisariatit: Shumë mirë…

by Java News
31/05/2018 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e Policisë së Vaut të Dejës, në shoqërimin e një 47-vjeçari, i cili pasi u lirua nga qelia vrau veten.

Ardjan Kallmi i dha fund jetës në fillim të javës, ndërsa vajza e tij, Romina kërkon drejtësi. Ajo thotë se punonjësit e policisë e dhunuan fizikisht e psikologjikisht, vetëm që të pranonte një vjedhje që s’e kishte kryer kurrë.

Ata i shkruan një letër, kur në fakt Ardjani nuk dinte as shkrim e këndim. Madje, veprimet e policisë vijuan me kontrollin e banesës së Kallmit, megjithëse ai nuk ishte arrestuar në flagrancë, nuk ishte ndaluar apo të kishte një vendim gjykate.

Përpos këtyre shkeljeve, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çuni, në një bisedë me gazetarët e “Fiksit”, tha: Shumë mirë që vrau veten!

Denoncimi i vajzës

“Fiks Fare” udhëtoi në fshatin Barbullush, në Vaun e Dejës, te familja e 47-vjeçarit Ardjan Kallmi. Familja kishte hapur dyert, ndërsa në banesë ishin të afërmit, mes të cilëve vajza dhe djali i të ndjerit. Romina, 22-vjeçare, që jeton prej disa vitesh në Itali me bashkëshortin dhe dy fëmijët, thotë se ka folur gjatë të gjithë kohës me babanë, që nga dita e shtunë, kur u shoqërua për herë të parë, e deri një orë para ngjarjes fatale të së hënës.

“Të shtunën, në orën 8 të darkës, më mori babai dhe më tha se kishte ardhur policia të kontrollonte banesën, sepse është grabitur një tjetër banesë. Ishin futur në shtëpi dy punonjës dhe kërkonin disa plaçka të vjedhura. Nuk gjetën asnjë gjë. Në dijeninë time nuk ka pasur asnjë urdhër për kontroll. I thanë ‘Ardjan, je akuzuar se ke thyer banesën dhe do të vish me ne’. Shkoi në komisariat dhe qëndroi deri në orën 2:30 të së dielës”, thotë Romina.

Pasi doli nga komisariati, Romina është telefonuar nga babai.

“Policia e kishte akuzuar për vjedhje, por ai më tha ‘jam i pafajshëm’. I thashë babait të qetësohej, se kishte shtet dhe se do ta zgjidhnim me ligj nëse ishte i pafajshëm. Ai ishte tip i ndrojtur dhe vetëm me mua hapej. Atë natë, në polici i kishin bërë presion psikologjik dhe më tha se kishin ushtruar dhunë. Më tha se e kishin goditur me grushte dy persona të policisë, njëkohësisht. Në komisariat dha shenjat e gishtave dhe më pas e kishin liruar, pasi nuk i kanë gjetur plaçka në shtëpi”, vijon Romina.

Më tej, ajo shton se të hënën në mëngjes, në orën 9:30 ai është shoqëruar sërish në polici.

“I thashë të regjistronte të gjithë bisedën me policët. Ai ka regjistruar me video dhe fjalët që ka thënë janë ‘pse doni të më bëni të pranoj një faj që s’e kam bërë. Mos më rëndoni me këtë akuzë. Jam i pafajshëm, pse më dhunoni të pranoj këtë gjë’. Videon e plotë e ka Prokuroria, le ta bëjë ekspertizën”, pohon ajo, ndërsa shton se babai i saj nuk dinte të shkruante dhe lexonte, pasi ka bërë vetëm 3 klasë shkollë.

“Të hënën, pasi doli nga komisariati, babai më telefonoi sërish. Kishte një fytyrë që shfaqte presion, m’u duk tepër i shqetësuar. E kam parasysh krejt figurën e tij. Fola me ‘ëhatsapp’. Më tha që më kanë bërë të pranoj akuzën, por jam i pafajshëm. Biseda e fundit ishte se: s’ka drejtësi për mua. Më dhunuan, policia duhet të jetë kundër dhunës! Kjo ishte telefonata e fundit me të. Ngjarjen e mora vesh pas rreth një ore, apo dy orësh, s’e mbaj mend shumë mirë”, përfundon Romina.

Shkeljet e policisë

Natën e 26 majit, shtetasi Ardjan Kallmi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës. Ai ka qëndruar nga ora 20:00 deri në orën 2:00 të datës 27 maj. Ndërkohë, në datën 28 maj, një patrullë policie e ka shoqëruar sërish dhe e ka futur në komisariat. Ka qëndruar disa orë dhe në fund ka nënshkruar një deklaratë.

Fiksi e disponon këtë deklaratë, ku thuhet: “Unë Ardjan Ndeli Kallmi ju garantoj se brenda dy ditëve do të shkojnë materialet te banesa e Lind Mandit. Deklaroj nën përgjegjësinë time se çfarë deklarova më sipër ishin me vullnetin tim dhe se në rast të moskryerjes së kësaj pune që premtova, jam dakord që të mbaj përgjegjësi ligjore”.

“Fiks Fare” pyeti në Prokurori dhe në polici dhe në asnjë rast, shërbimet e policisë nuk kanë një procedurë të tillë, pra që t’i marrin një deklaratë të tillë personit që shoqërohet. Në asnjë Kod, ligj, apo rregullore, nuk është një procedurë e tillë.

Ndërkohë, familjarët pretendojnë se policia ushtroi kontroll banese pa një mandat. Në Kodin e Procedurës Penale përcaktohet se, “kontrolli i banesës bëhet vetëm në 3 kushte; arrestimi në flagrancë, pas një urdhërndalimi dhe me vendim gjykate”.

Siç na shpjegoi shefi i komisariatit, shtetasi Ardjan Kallmi nuk është arrestuar apo ndaluar. Ai vetëm është shoqëruar dhe policia nuk duhej t’i kontrollonte banesën.

Bisedë me shefin e komisariatit, Paulin Çupi

Shefi komisariatit – Problem me atë është, person i shoqëruar pas një ngjarje që ka ndodhur në momentin e flagrancës. I është marrë deklarim, është pyetur dhe është lënë i lirë. Pasnesër, pas dy ditësh, ka ardhur vetë. Ka kërkuar takim me mua, e kam prit në takim. Ka qëndruar rreth 25 minuta dhe ka dalë i lirë, ka ikur në shtëpi.
Gazetari – Ai ka firmosur një deklaratë, shkrimi i vetë është ky këtu?
Shefi komisariatit – Jo, jo. Ka shprehur dëshirën, ku ka kërkuar…
Gazetari – Kush e ka shkruar.
Shefi komisariatit – Ku ka kërkuar për dy ditë…
Gazetari – E ke shkruar ti?
Shefi komisariatit – Jo more, s’e kam shkruar unë.
Gazetari – E ka shkruar një punonjës policie?
Shefi komisariatit – E kanë shkruar këtu, s’e e kanë kërkuar t’a shkruar. Shkrimi është i një punonjësi të policisë.
Gazetari – Ai (viktima) dinte të shkruante?
Shefi komisariatit – Jo. Na ka kërkuar, nuk di me shkru, është ky kusht që ju jap. Më jepni aq kohë që t’ju bie materialet, e mbarojnë këtë punë. Shkrimin e kemi deklaruar, punonjësi i policisë e ka deklaruar që unë e kam bërë shkrimin

Gazetari – Ka dhe një filmim, kishte bërë dhe një filmim.
Shefi komisariatit – Jo, nuk ka filmim fare.
Gazetari – Ka 17 minuta. Ka filmuar, të gjithë ngjarjen.
Shefi komisariatit – Jo, s’ka filmuar. Ka tentuar. Ka ardhur dhe ka kërkuar takim me mua. Dhe ka ardh, kjo tregon se është diçka e inskenuar, e përgatitur nga ata. Dhe ka hyrë në territorin tonë, këtu, në ambientet e komisariatit me telefonin gati për inçizim.
Gazetari – Është kontrolluar banesa?
Shefi komisariatit – Po, normal.
Gazetari – Me çfarë urdhri?
Shefi komisariatit – S’ka urdhër në kushte flagrance.
Gazetari – Po ça flagrance ishte?
Shefi komisariatit – Po a ishte vjedhja e banesës?!
Gazetari – Po ishte, po duhet një urdhër gjykate, prokuroria për të kontrolluar banesën. Policia është futur…
Shefi komisariatit – Jo zotëri.
Gazetari – Duhet një urdhër…
Shefi komisariatit – Në kushte flagrance nuk ka urdhër.
Gazetari – Po s’ishte flagrancë, ai s’ishte flagrancë. Aty ishte informacioni operativ. Personi që iu vodh shtëpia nuk akuzoi Ardjanin. Kush u fut?
Shefi komisariatit – Kemi zbatuar…
Gazetari – Kush u fut në shtëpi?
Shefi komisariatit – Policia, forcat e policisë.
Gazetari – Me urdhër?
Shefi komisariatit – Me urdhër të Kodit të Procedurës Penale.
Gazetari – Në këtë rast, ju i jeni futur në shtëpi, i keni kontrolluar banesën. Nuk i keni gjetur asnjë gjë brenda në banesë.
Shefi komisariatit – Brenda 10 orëve kam të drejtën ligjore të shoqëroj çdo person për dyshime të mundshme.
Gazetari – Shoqërim po, po jo t’i futesh brenda në shtëpi.
Shefi komisariatit – Po shoqërim është pra.
Gazetari – Po jo t’i futesh brenda në shtëpi.
Shefi komisariatit – Edhe në shtëpi mo. Rri një ditë, rri sot këtu ti. Të më kërcasë një telefonatë që më ka ndodhur një ngjarje dhe hajde pas meje dhe shif çfarë do të bëj unë. Do i futem kujt në banesë apo jo.
Gazetari – Do i futesh në banesë?
Shefi komisariatit – Po, hajde më shif mua ti. Dhe a jam brenda kushteve ligjore apo s’jam.
Shefi komisariatit – U njoftua që u vodh banesa.
Gazetari – Po. E denoncoi personi që ma ka vjedhur Ardjani?
Shefi komisariatit – Ore denoncoi personi që më është vjedh banesa.
Gazetari – Po pra, jo për Ardjanin.
Shefi komisariatit – Jo për Ardjanin, po për Paulinin…
Gazetari – Pse kontrolluat atë pikërisht?
Shefi komisariatit – Unë futem aty ku kam dyshimet e mia. Të gjitha veprimet proceduriale që janë kryer me këtë person, me këtë shtetas, mbaj përgjegjësi të plotë ligjore.
Gazetari – Ka kamera komisariati?
Shefi komisariatit – Jo nuk ka. Ngjarja, i dëmtuari, ose kush merr dijeni për një ngjarje, në moment njofton sallën operative.
Gazetari – Po.
Shefi komisariatit – Më është vjedhur banesa.
Gazetari – Po, e ka vjedhur Ardjani, apo Sokoli?
Shefi komisariatit – Më është vjedhur banesa, thotë qytetari.
Gazetari – Kaq, si vajtët ju te Ardjani?
Shefi komisariatit – Grupi hetimor shkon në vendngjarje, konstaton vjedhjen.
Gazetari – S’i shkuat te Ardjani?
Shefi komisariatit – Grupi hetimor, me urdhrin tim, dhe me urdhër të tyne, ngre grupin hetimor, çon shërbimet e policisë dhe verifikon problemin. Ka vjedhje, s’ka vjedhje. U konstatua se ka vjedhje . Thirr ekspert për të kryer veprimet proceduriale. Atëherë vazhdon pjesa tjetër, kush mund ta ketë vjedh këtë banesë?!
Gazetari – Po, kush pyetet.
Shefi komisariatit – Policia, pyes veten time, shërbimet e mia. Pyes të dëmtuarin në radhë të parë, a ke dyshime, si, qysh tek.
Gazetari – I dëmtuari tha emrin?
Shefi komisariatit – O zotëri, i pyes thash unë, se çfarë më tha ai s’je ta merr vesh ti. Kush e dinte se ai do vari veten, se është gjynah tani.
Gazetari – Po është një ngjarje e rëndë, që ka vrarë veten.
Shefi komisariatit – Ta mbaroj, po ngjarje e rëndë, shumë mirë…
Gazetari – Normale se do japësh shpjegime
Shefi komisariatit – Normale do i përgjigjem unë. Ore shumë mirë se vret veten.
Gazetari – Normale s’e do japësh shpjegime.
Shefi komisariatit – Po shumë mirë.
Gazetari – Si shumë mirë që vret veten?!
Shefi komisariatit – Po do jap versionin zyrtarisht.
Gazetari – Po si shumë mirë që vret veten!
Shefi komisariatit – Shumë mirë ëë.
Gazetari – Shumë mirë??
Shefi komisariatit – Po.

Next Post
Kur vendi mbulohet nga nata

Vërtet e meritojmë këtë fat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

December 26, 2025
Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

December 26, 2025
“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

December 26, 2025
Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

December 26, 2025
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

December 26, 2025
VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

December 26, 2025
Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com