Sipas Federatës së Futbollit të Ukrainës, nëpërmes një komunikate, thuhet se është vendosur tereni neutral, ku do të luhet ndeshja.
“FIFA ka dhënë përgjigje pozitive në kërkesën e Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshja kualifikuese për Kupën Botërore 2018 kundër Kosovës, më 9 tetor, të luhet në terren neutral. Federata Ukrainase planifikon që ndeshja të luhet në Poloni, në qytetin Krakow”, thuhet në deklaratë e tyre, transmeton Koha.net.
Pas tri ditësh delegacioni ukrainas do të shkojë në Krakow për të inspektuar dy stadiumet “Vistula” dhe “Cracovia” për të caktuar stadiumin e ndeshjes. (b.an)