• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U varrosën të vdekur por u shfaqën pas disa vitesh, 3 histori tronditëse rikthimi nga bota e përtejme

by A R
09/03/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndonëse një fakt i njohur botërisht thotë që vdekja është stacioni i fundit, në të cilin duhet të shkojnë të gjithë njerëzit dhe nga i cili nuk ka kthim prapa, shumë raste, të njerëzve që pretendojnë të jenë kthyer nga të vdekurit, përpiqen ta dëshmojnë të kundërtën.

Shumica e këtyre njerëzve, që pretendojnë të kenë kaluar nëpër një proces të tillë, nuk janë gjë tjetër pos zombi të jetës reale. Shumica prej këtyre tregimeve vijnë nga Haiti, ku njerëzit besojnë që ringjalljen e më të dashurve të tyre nëpërmjet fuqisë së magjisë.

Burri që u vra e u ringjall nga magjia

Kjo ka filluar me personin që ishte shpallur i vdekur më 2 maj të vitit 1962 në Spitalin “Albert Schëeitzer” në Haitin jugor. Ai ishte varrosur si çdo person tjetër, megjithatë, 18 vjet më vonë ishte parë nga motra e tij, duke u sorollatur nëpër një treg, në gjendje të çuditshme, që nga ajo është përshkruar si gjendje mes jetës dhe vdekjes. Motra e tronditur ishte ballafaquar me të dhe personi, që quhej Narcisse, ia kishte rrëfyer një tregim interesant, shkruan standard.al. Ai kishte thënë që ai ishte vrarë nga një person, i cili e kishte mbytur me magji të zezë dhe pastaj e kishte zhgroposur dhe e kishte ngjallur, përsëri me magji të zezë. Si rrjedhojë, ai ishte shndërruar në skllav të tij dhe ka thënë se kishte vendosur të mos kthehej në shtëpi pasi mendonte se vëllai i tij e kishte urdhëruar personin te mbyste, andaj nuk kishte dashur të ballafaqohej me të. Narcisse ishte kthyer vetëm pasi që kishte dëgjuar për vdekjen e vëllait të tij.

Hakmarrja e burrit

Një tjetër rast që vjen nga Haiti është shumë i ngjashëm me atë të Narcisse-t. Në vitin 1996, një grua tridhjetëvjeçare kishte vdekur nga një sëmundje serioze dhe ishte varrosur në afërsi të shtëpisë së saj. Tri vjet më vonë ajo ishte gjetur nga një mik i familjes, duke ecur e trullosur, në një rrugë jo shumë larg shtëpisë së saj. Gruaja ka qëndruar e heshtur dhe pasi varri i saj është hapur, në vendin ku dikur gjendeshin eshtrat e saj, ishin vetëm një grumbull gurësh të madhësive të ndryshme. Familja dyshonte që bashkëshorti i saj, që merrej me magji të zezë, kishte vendosur ta kthente në zombi, pasi mendonte se e ka tradhtuar.

Ringjallja e djalit të policit

Një tjetër njeri, që është kthyer nga të vdekurit, është një 26- vjeçar që njihet vetëm si ËD. Ai, që ishte i biri i një polici, ishte prekur nga një sëmundje e rëndë në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare dhe si pasojë e kësaj sëmundjeje, ai ishte zverdhur plotësisht dhe kishte marrë “aromë të vdekjes”. Familjarëve të tij u ishte thënë që gjasat janë të mëdha që ai ishte prekur nga magjia e zezë, andaj ata kishin kërkuar ndihmën e një mjeku, megjithatë djaloshi kishte vdekur pas disa ditësh. E, 19 muaj më vonë, babai i tij e kishte parë të birin e tij, për të cilin mendonte që ishte i vdekur, në një luftë gjelash. Megjithatë, për shkak se ai ishte i heshtur dhe nuk fliste fare, askush nuk ka mundur ta kuptoj se çfarë ka bërë ai për 19 muaj si zombi./a.m.

Next Post
Tatimet: Rritet numri i bizneseve debitore, 18 159 subjekte nuk paguajnë detyrimet tatimore

Tatimet: Bizneset që nuk presin kuponin tatimor do të verifikohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In