• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U vaksinova, pasi u binda statistikisht

by Eduard Zaloshnja
04/04/2021 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Deri me sot kam publikuar 63 studime shkencore (shumicën dërrmuese në SHBA e disa në Europë) mbi reduktimin e plagosjeve/sëmundjeve/vdekjeve nga aksidentet/duhanpirja/helmimet/alkoli/drogat (https://www.researchgate.net/scientific-contributions/39551747_Eduard_Zaloshnja). Në rastin e virusëve/vaksinave, shkaqet e morbiditetit dhe të mortalitetit janë të ndryshme nga më sipër, por instrumentet statistikorë për t’i analizuar ato janë praktikisht të njëjtë – modelet statistikorë krahasojnë probabilitetet e rasteve në kushtet e prezencës së një faktori, me rastet kur ai fakor nuk është prezent.

I prirur që çdo gjë ta shoh nga prizmi i probabiliteteve (nga përvoja e gjatë me analiza probabilitare), çdo të dhënë që qarkullon në media mbi Covid-19 dhe vaksinat kundër saj e kaloj në filtrin e një testi probabilitar.

Kështu, kur lexoj se deri më 24 mars, nga 18.5 milionë britanikë të vaksinuar me AstraZenica, kanë vdekur vetëm 4 persona, lexoj edhe se nga 4.4 milionë britanikë të infektuar me Covid-19, kanë vdekur 127000 persona (sipas te dhenave zyrtare). Një raport mortaliteti me rend magnitude të pa krahasueshëm!!!

Kur lexoj se një grua e vjetër ka vdekur në Shqipëri fill pasi u vaksinua (ndër 185.500 të vaksinuar deri më sot), lexoj edhe se nga 126 mijë shqiptarë të infektuar me Covid-19, kanë vdekur 2256 persona (sipas te dhenave zyrtare). Përsëri, një raport mortaliteti me rend magnitude të pa krahasueshëm!!!

E kështu, mund të vazhdohet me rradhë me shembuj të tjerë të vendeve ku ka filluar vaksinimi masiv, të cilat demostrojnë se mortaliteti nga imunizimi artificial (me vaksina) është i papërfillshëm statistikisht, krahasuar me mortalitetin nga imunizimi natyral (përmes infektimit nga virusi).

Për morbiditetin pas vaksinimit nuk raportohen të dhëna në rang popullsie, por studimet klinike që kam lexuar tregojnë se shkalla e morbiditetit të lehtë (simptoma si tempraturë e ulët, dhimbje koke e muskujsh) është në intervalin 10%-15%. Ndërsa shkalla e morbiditetit të rëndë (simptoma të rënda ose reagime të forta alergjike) janë në intervalin e papërfillshëm 0.003%-0.005%.

Nga ana tjetër, shkalla e morbiditetit pas infektimit me virusin që shkakton Covid-19 luhatet në intervalin 65%-70%, nga të cilët 4 ndër 70 të sëmurë (mesatarisht) e kanë kaluar rëndë ose shumë rëndë sëmundjen.

Duke lexuar studimet e ndryshme për vaksinat dhe për sëmundjen Covid-19, nuk e pata të vështirë të vendos për ta bërë vaksinën, sapo m’u dha mundësia. Është më i madh probabiliteti që dikujt t’i bjerë rrufeja në kokë duke ecur rrugës në një ditë të vrenjtur apo me shi, se sa të vdesë nga marrja e vaksinës anti-Covid. Ndërsa ndër ata që kanë marrë virusin e Covid-19, fatkeqsisht, shumë i ka marrë ai…

Shënim: Mua më rastisi të bëj vaksinën e kompanisë SinoVac, ndër katër llojet e vaksinave që kanë ardhur deri më sot në Shqipëri.     

 

Next Post
Kosova midis zgjedhjes së presidentit dhe zgjedhjeve të reja

Kosova nuk e zgjidhi dot nyjen e presidentit për vetëm një votë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In