• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

A u trukua konkursi për prokurorët e rinj?

by A R
09/04/2016 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testit për 3 prokurorë në Shkodër, Vlorë dhe Pogradec, ish-drejtorin e SHKB–së së policisë Astrit Halilaj, oficerin Erion Pustina dhe Anton Pali.

Por përzgjedhja e tyre si fitues, ka ngritur dyshime se fituesit e konkursit të zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme kanë qenë të paracaktuar.

Fillimisht më datë 25 shkurt prokuroria ka njoftuar për 3 vendet vakante në këto prokurori. Më pas më 21 mars në faqen zyrtare të prokurorisë janë pasqyruar 46 oficerët që kandidonin për 3 këto vende vakante.

Me publikimin e listës, u njoftua se data 4 prill ishte caktuar dita e provimit për këta kandidatë. Por me 4 prill u njoftua se ky provim u shty për me datën 8 prill ora 11:00 në ambientet e prokurorisë së Tiranës.

Mëngjesin e datës 8 salla e mbledhjeve që ndodhet në katin e 5 të këtij institucioni ishte bërë gati për kandidatët. Si drejtuese e komisionit të provimit kryeprokurori Adriatik Llalla kishte deleguar shefen e personelit Alma Muça.

Në provim mësohet se nuk janë paraqitur të gjithë kandidatët por vetem 30 prej tyre.

Çdo kandidat merrte një nga 5 tezat (zarfat) që i kishin vendosur në tavolinë anëtarët e komisionit. Tezat ishin të mbyllura dhe ato që mbesnin nuk dihet se çfarë kishin brenda. Tezat e provimit nuk sekretoheshin por dorëzoheshin në një zarf. Kandidati nuk merrte asnjë numër apo të dhënë për ta identifikuar më pas me tezën që ka plotësuar.

Ditën e provimit mësohet se ka pas debate mes dy kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit, në lidhje me sekretimin e tezave. Por pavarësisht ankesave ato nuk janë marë parasysh.

24 orë më pas janë publikuar emrat e fituesve, ku rezultoi se ishte Astrit Halilaj ish-drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë së shtetit gjatë kohës së qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Halili rezulton i emëruar si oficer pranë Prokurorisë vetëm pak muaj më parë po me firmën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili siç duket tashmë do ta emërojë shpejt edhe në detyrën e prokurorit.

Ndërkohë fitues për një vend vakant si prokuror u shpall edhe oficeri Erjon Pustina, i njohur si pjesëtar i familjes që ushtron aktivititetin e GAS-it në Shqipëri që prej 20 vitesh.

Ndërsa si fitues i tretë u shpall oficeri Anton Pali, që kryente detyrën e oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Durrësit, kreu i së cilës para pak ditësh u vu në qendër të vëmendjes për shkak të refuzimit të vizës amerikane.

Në mesin e kandidatëve për këto tre vende vakante kishte emra oficerësh që ushtrojnë këtë detyrë prej shumë vitesh por që rezultuan se nuk ishin fitues të provimit./Dita

Next Post

Tirana e xhamive te prishura, foto të rralla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In