• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U trokiste në derë si fallxhore por…u grabiste qytetarëve sendet me vlerë

by A R
11/12/2017 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 41-vjeçare nga Fushë-Kruja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke u hequr si fallxhore, ka vjedhur dy persona.

Burime nga Policia thanë se shtetasja rome, me iniciale L.G., është arrestuar të premten rreth orës 20:00 nga shërbimet e Komisariatit nr.3, pas kallëzimit që kishte bërë një vajzë 23-vjeçare, shkruan“Panorama”. Të njëjtat burime thanë se përveç vajzës që denoncoi ngjarjen dy javë më parë, edhe një burrë në Yzberisht kishte pasur të njëjtin problem me fallxhoren nga Fushë–Kruja. Duke u parë filxhanin e kafesë në shtëpitë e tyre, e dyshuara i ka mashtruar dy të dëmtuarit, duke u marrë varëset, unazat dhe byzylykët e floririt.

Ajo trokiste derë më derë, duke u thënë personave të ndryshëm se shihte fall dhe do u zgjidhte problemet që kishin. Ata që i besonin, e ftonin brenda dhe pasi pinin kafen, me pretendimin e së dyshuarës se dinte të shihte filxhanin, binin pre e mashtrimit të saj duke i dhënë sendet me vlerë.

DENONCIMET

Rreth tre muaj më parë, më datë 12 shtator, një i moshuar iu drejtua Komisariatit nr.6, duke denoncuar një grua, të komunitetit rom, që sipas tij e kishte mashtruar duke i hedhur fall. Policia tha se shtetasi 72-vjeçar me iniciale H.L., kallëzonte se fallxhorja i kishte marrë një varëse floriri në shtëpinë e tij në Yzberisht.

Menjëherë pas këtij kallëzimi Policia nisi hetimet për identifikimin e të dyshuarës. Ndërsa dy javë më parë, kur ende Policia nuk kishte rënë në gjurmët e saj, një vajzë 23-vjeçare përshkroi të njëjtën grua në kallëzimin që bëri në Komisariatin nr.3.
Vajza me iniciale M.N., denoncoi në Polici shtetasen 41- vjeçare nga Fushë-Kruja, duke pretenduar se në rrugën “Kastritotët”, tek pallatet e verdha, kjo grua i kishte vjedhur një unazë floriri, një varëse dhe 2 buzylykë.

Të premten, Policia bëri identifikimin dhe arrestimin e autores së dyshuar të ngjarjes. Nga ana tjetër, vetë e dyshuara e mohon që ua ka vjedhur sendet e floririt dy personave që e kanë denoncuar. Ajo pretendon se ata ua kanë dhënë vetë me dëshirë, pasi i kanë treguar hallet që kishin, me pretendim për t’ua zgjidhur.

POLICIA

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se, të premten, rreth orës 20:00, shërbimet e Komisariatit nr.3 ndaluan me iniciativë shtetasen rome me iniciale L.G., 41 vjeç, banuese në Fushë–Krujë. “Arrestimi i saj u bë pasi, para 2 javësh, në rrugën ‘Kastriotët’, te pallatet e verdha, me anë të mashtrimit, i ka marrë shtetases M.N., 23 vjeç, 1 varëse, 1 unazë dhe 2 byzylyk dore floriri. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shtetasja L.G., është autore e ngjarjes së datës 12 shtator, ku me anë të mashtrimit i ka marrë një varëse floriri shtetasit H.L. 72 vjeç në Yzberisht”, tha dje Policia e Tiranës./Panorama/a.m.

Next Post
“Bomba” e Kastriot Islamit: Videon e Shukri Xhelilit e bëri PDIU, që sot menaxhon fushatën e Dibrës

27 vjetori/ Nipi ish të përndjekurit: Kaçi i Zi dhe Valentina Duka çfarë duan në PD?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In