• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

by A. Q
18/08/2026 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirlind Daku ishte protagonist në fitoren e Spartakut të Moskës ndaj Baltikës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës ruse.

Sulmuesi shqiptar dha asistin për Manfred Ugalde, i cili shënoi golin e parë të Spartakut në takimin e zhvilluar në Kaliningrad.

Pas ndeshjes, Daku e cilësoi triumfi n si shumë të rëndësishëm për ekipin, duke theksuar vështirësinë e përballjes me Baltikën në fushën e saj.

“Emocionet? Gjithmonë janë të mira kur fiton. E dinim para ndeshjes se ishte shumë e vështirë të luanim kundër Baltikës në shtëpinë e saj. Për ne është një fitore shumë e rëndësishme. Duhet vetëm të fitojmë. Unë dua të fitoj edhe nëse nuk shënoj vetë”, deklaroi Daku.

Sulmuesi shqiptar foli gjithashtu për bashkëpunimin me Ugalden, me të cilin po krijon një dyshe në repartin ofensiv të Spartakut. Daku tha se mes tyre ekziston një mirëkuptim i mirë futbollistik, pavarësisht se kanë pak kohë që luajnë së bashku.

“Unë e njoh shumë mirë Ugalden dhe e kuptoj mënyrën se si luan. Kam ndjesinë sikur kemi luajtur së bashku prej tre ose katër vitesh. Kemi një mirëkuptim futbollistik. Duhet të luajmë edhe pak më shumë së bashku dhe gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh 28-vjeçari.

Daku foli edhe për largimin nga Rubin Kazan, klub ku kaloi tre vite përpara transferimit te Spartaku. Ai pranoi se ndarja nuk ishte e lehtë, duke pasur parasysh lidhjet që kishte krijuar gjatë qëndrimit në Kazan.

“Ne të gjithë e dimë se sa shumë gjëra kanë ndodhur me mua te Rubini. Kam shumë miq atje dhe kam kaluar tre vite, ndaj ishte e vështirë të largohesha. Por tani jam te Spartaku dhe dua thjesht të luaj këtu”, tha Daku.

Pas katër javësh kampionat, Spartaku ka grumbulluar nëntë pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelën e Premier Ligës ruse. Ndeshjen e radhës, skuadra e Moskës do ta luajë më 23 gusht në shtëpi ndaj Zenitit.

Daku iu bashkua Spartakut gjatë kësaj vere pas largimit nga Rubini. Në tre sezone me klubin nga Kazani, sulmuesi shqiptar zhvilloi 93 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 13 asistime.

Next Post
Bizhuteritë e dasmës 'modeste' të Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez arrijnë vlerën e 50 mln dollarëve -

Bizhuteritë e dasmës modeste të Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez arrijnë vlerën e 50 mln dollarëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të “montuara” -

Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të montuara –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com