Mes të prekurve me COVID është edhe një mjek i Sanatoriumit që u transferua prej disa javësh në Elbasan.
Mjeku i prekur është me inicialet P.M. Ai i përket stafit të dispancerisë që po përkujdeset për të sëmurët me pneumoni në spitalin e Elbasanit, pas transformimit të “Shefqet Ndroqi” në Covid2, Sanatoriumi u transferua në Elbasan në godinën e Neurologjisë dhe Kardiologjisë.
Aktualisht sektori ka 4 mjekë dhe 6 pacientë. Mjekët e Tiranës kishin mbi 3 javë që punonin në Elbasan dhe nuk kishin kontakt me kolegët e sëmurë të Tiranës.
Ditën e sotme janë marrë 9 tamponë dhe të gjithë kanë dalë negativë në Elbasan. Ende nuk dihet si është infektuar mjeku. /Shqiptarja.com
/a.r