• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u tradhtua LSI? Bushati flet nga Shkodra për marrëveshjen Rama-Basha

by A R
20/05/2017 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e sheh si një ogur të mirë marrëveshjen politike Rama-Basha.

Nga Shkodra, Bushati tha se marrëveshja i hap rrugë një kapitulli të ri për vendin, për tu pasuar më pas me procesin e anëtarësimit. Për këtë të fundit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se është humbur mjaftueshëm kohë deri më sot.

“Marrëveshja siguron zbatimin e ligjit të vetingut, i shumëpritur nga shqiptarët dhe shumëinvestuar nga ndërkombëtarët. Siguron një afat për mbajtjen e zgjedhjeve qartësisht në përputhje me Kushtetutën dhe disa garanci shtesë që besojmë se do të krijojnë një klimë pozitive sa i takon procesit zgjedhor. Marrëveshja ka dhe disa aspekte të tjera që do i konsideroja ogur të mirë për vendin, e kam fjalën për atë që do të vijë pas 25 qershorit, në kushtet kur Shqipëria synon të ulet në tryezën e anëtarësimit. Janë disa reforma të cilat në një mënyrë a në një tjetër kërkojnë kontributin e dy grupimeve kryesore në vend”, tha ai.

Nëse ky pakt ka patur një “tradhëti” ndaj LSI-së dhe forcave të vogla politike, Bushati e përjashton si argument, duke shtuar se dakortësia për diskutime ka ardhur nga të gjithë aktorët politik. “Cdo parti politike, përfshi dhe PS është e angazhuar për një proces sa më të ndershëm. Ne kemi obejktiv të marrim një numër sa më të madh vëndesh në parlament. Pas 25 qershorit do i përgjigjemi pyetjet që ju shtruat”, tha ai.

Surpriza të paralajmëruara një ditë më parë nga Ilir Meta, ai zgjedh të mos i përgjigjet drejtëpërdrejtë, por e quan si gjënë më të mirë votimin në kuvend javës që vjen të ndryshimeve të dakortësuara. “Eshtë në interesin e të gjithëve që të bëjmë votimet e duhura javën tjetër në parlament, jo thjesht për vetingun por dhe për ndryshimet që është rënë dakord, të nisim zyrtarisht fushatën zgjedhore, të kemi një fushatë dinjitoze. Shpresojmë të hapim një kapitull të ri pas 25 qershorit, duke iu referuar gjithashtu asaj cka është rënë dakord në marrëveshje për negociatat e Shqipërisë në BE. Mundësisht për një reformë më të gjerë institucionale”, tha ministri i Jashtem. Deklaratat ai i bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në konkursin colors of Albania, që në edicionin e tretë erdhi në muzeun “Marubi”, ku ishte i pranishem edhe ambasadori Norvegjez. /a.m.

Next Post
PD kërcënon policinë: Përgjegjësi penale nëse cenoni të drejtën e protestës. Do ju filmojmë

48 orë pas marrëveshjes rikthehen akuzat, PD-Ramës: Varfërove shqiptarët, mjaft fole për suksese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

November 11, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

Reforma Zgjedhore, Berisha kërkon ndryshimin e sistemit elektoral: Duam proporcional kombëtar dhe lista të hapura!

November 11, 2026
Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

Kryediplomati Wang Yi: Kina dhe Franca duhet të forcojnë dialogun e të trajtojnë së bashku sfidat

November 11, 2026
“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

“Do ndërveprojë me institucionet”- Ligjërohet “Pasqyrë Albania”: Platformë kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët!

November 11, 2026
Debatet/ “Ekonomia” miraton projekt-buxhetin në parim në pak minuta! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke! Deputeti i PD: Kështu e keni bërë dhe Kuvendin

Debatet/ “Ekonomia” miraton projekt-buxhetin në parim në pak minuta! Braçe-Leskajt: Punë kartoni e ke! Deputeti i PD: Kështu e keni bërë dhe Kuvendin

November 11, 2026
Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

November 11, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Edhe Kuvendi kërkon më shumë para, i duhen edhe 416 mln lekë shtesë! Nga AI, te librat me ligjet e BE-së për deputetët

November 11, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Votimi dhe numërimi elektronik nuk ndryshon në 9 maj! Celibashi: Mungon vullneti politik nga opozita

November 11, 2026
Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In