• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U tërhoq nga kandidimi, Voltana Ademi voton në Shkodër: Basha në krizë, do i kthehem profesionit

by
30/01/2022 11:20
VOLTANA ADEMI DHE JORDAN DACI

VOLTANA ADEMI DHE JORDAN DACI

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi u tërhoq nga kandidimi në primaret e Komisionit të Rithemelimit në momentin e fundit, një ditë para primareve për zgjedhjen e kandidatëve në 6 bashkitë pa kryetarë.

Ditën e sotme ajo është shfaqur duke votuar për kandidatët në garë, ndërsa sqaroi edhe arsyet e largimit. Ajo tha se nuk ka asnjë arsye më shumë se ato që ka deklaruar në statusin e saj të largimit.

“Ky është procesi demokratik që për herë të parë grupi i Rithemelimit të PD në Shkodër bën për të zgjedhur nga anëtarësia të zgjedhurin e tyre që do të jetë nesër kandidat për zgjedhjet e 6 marsit. Është procesi i parë që ndodh. Për mua është shumë vonë. PD do duhet ta kishte bërë shumë kohë përpara. Përzgjedhja është proces meritokracie. PD ka pasur shumë nevojë. Ne bëjmë të mundur që grupi i njerëzve do të jenë të vlerësuarit që do të kenë tagrin dhe përgjegjësinë për t’u votuar nga qytetarët e Shkodrës. Kjo e ndihmon që PD të fillojë përmes një sistemi meritokracie përzgjedhjen për drejtimin.

 Ky proces nuk ndihmon vetëm PD dhe opozitën por është një ushtrim demokracie në vend. Fakti që bëhet edhe në Shkodër i jep vlerë sistemit të demokracisë që duam të ndërtojmë në vend. Ky është një ogur i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Ka ardhur fundit dhe gjithmonë kjo mënyrë do kthehet sa herë që drejtuesit nuk e sigurojnë. Unë kam qenë e qartë dhe jam përpjekur të jem e qartë duke e qenë e bindur se përfaqësimi i njerëzve që duan të drejtojnë Shkodrën do jenë një grup. Jam ndër ato që e kam mbështetur lëvizjen e Berishës duke bërë të mundur që ky grup të votohet duke bërë të mundur që të kemi një pjesëmarrje sa më të mirë.

Edhe një thirrje për të votuar edhe për datën 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që duhet ta japim në bashkitë e të gjithë vendin. Mendoj se do fillojmë nga 6 bashkitë për të arritur në 61 që sistemin e monoplozimit ta zhbëjmë. Ne do fitojmë bashkinë e Shkodrës dhe të shohim angazhimin e anëtarëve të PD. Në krizë sot është Lulzim Basha. Nuk e di kush është Lulzim Basha. Procesi politik që bëjmë sot është pjesë e demokratizimit për të shporrur monopolizimin e shtetit nga Lulzim Basha te Edi Rama. Fillojmë të gjithë kemi imazh më të mirë si vend.

Pas këtij mandati do jem në Shkodër në funksion të profesionit tim dhe angazhimit tim politik që do të jetë si përpara. Nuk do vendosë Sali Berisha kush është kryetar i bashkisë ës Shkodër. Ai ka bërë të mundur t’i japë fuqi secilit prej nesh përmes votës. Jam e lumtur që ia kemi arritur kësaj dite dhe që sistemi primar bëhet pikërisht nga forca politike dhe jo nga kryesia me 5 veta. Kjo është fuqia që na ka dhënë statuti i ri. Sot votoni për atë që ju mendoni se do të jetë përfaqësuesi juaj”, u shpreh Voltana Ademi.

/b.h

Next Post
Beatrix ‘bëhet e gjallë’ pas gjendjes së rëndë që po kalon, zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin

Beatrix 'bëhet e gjallë' pas gjendjes së rëndë që po kalon, zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com