• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta në Kuvend/ U tallën me Uashingtonin për Drejtësinë, PD- LSI me sytë nga Lindja e Mesme për t’u afruar me SHBA

by Java News
29/01/2018 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita shqiptare dhe konkretisht koalicioni PD- LSI po përpiqet të gjejë një rrugëdalje pas pozicionimit të saj anti SHBA lidhur me Reformën në Drejtësi. Pasi kanë akuzuar, ironizuar dhe tallur ambasadën amerikane në Tiranë dhe personalisht ambasadorin Lu, lidhur me qëndrimin e prerë të Uashingtonit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, PD dhe LSI kanë hedhur syrin nga Lidnja e Mesme për të gjetur një shtegdalje nga pozicioni antiamerikan i tyre i përvijuar prej kohësh, duke u bërë dhe forcat politike më antiperëndimore në rajon. Për të shpëtuar sadopak nga ky siklet i madh, Partia Demokratike dhe4 LSI i eshte drejtuar zyrtarisht sot Kuvendit te Shqiperise me nje rezolute dhe Kerkese per Mocion me debat lidhur me votën e Shqipërisë në OKB për çështjen e Jurezalemit. Kur pritej që PD- LSI të paraqisnin një mocion në mbështetje të Reformës në Drejtësi, për të zbehur sadopak bindjet se ato qëllimisht pengojnë zbatimin e saj, në Kuvend është paraqitur një rezulutë për…Lindjen e Mesme.

Nje nga pikat e rezolutes se PD- LSI, eshte shqetesimi i tyre “nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB” përmbajtja e së cilës sipas PD- LSI nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty.

PD- LSI kerkojnë zyrtarisht nga Qeveria plotesimin e tre kerkesave si me poshte:

  1. Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të 2. Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017
  2. Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.
  3. Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

REZOLUTA

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe ne Bote.
Duke qene te vetedijshem per rolin e pa zevendesueshem qe ShBA luajne e do te luajne per tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencen dhe vendosjen e demokracise ne ate Rajon.
Duke pasur nje besim te pa tundur te pozicionimi amerikan ne mbrojtje te vlerave, lirise e parimeve universale.
Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo strategjik i vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane.
Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone.
Duke shprehur miqësinë ndaj Shtetit të Izraelit, një vend mik dhe demokratik në Lindjen e Mesme
Duke shprehur miqësinë ndaj popullit palestinez e duke përkrahur të drejtën e tij për të patur një shtet të qendrueshëm përmes negociatave e marreveshjes.
Duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar në vizionin e dy shteteve fqinjë e në paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit.
Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë që të angazhohen në procesin e paqes në menyrë aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme.
Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta të miratuara në dhjetor 2017 për këtë çështje janë të njëanshme, jokonstruktive, me gjuhe të papërshatshme dhe nuk i shërbejnë procesit të paqes e gjetjes së një marrveshjeje mes palëve.
Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e qeverisë shqiptare i komunikates finale dhe deklarates së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik te mbledhur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, e cila permban veprime të njëanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme të padrejta e të padobishme ndaj ShBA, si dhe përjashtimin e tyre nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme.
Duke qenë të shqetësuar nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se.
Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare.
Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.
I kërkon qeverisë:
Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017
Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.
Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

ma.me/ javanews.al

Next Post
VIDEO/ Ministri Klosi lëshon në qiell 300 gardelinat që po trafikoheshin

VIDEO/ Ministri Klosi lëshon në qiell 300 gardelinat që po trafikoheshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In