• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë! Liria politike është kushtetuese

by A. Q
09/09/2026 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë në Euronews Albania ka folur lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku disa protestuese ndoqën nga pas dhe ofenduan deputeten Iris Luarasi.

Ai theksoi se Briseida Çakërri dhe Luarasi janë ndaluar me forcë teksa po dilnin nga parkingu i një qendre tregtare dhe u është kufizuar liria e lëvizjes.

Ndër të tjera, deputeti socialist e cilësoi këtë valë sulmesh si një shfaqje të qartë të “fashizmit të ri”, i cili sipas tij cenon drejtpërdrejt lirinë e zgjedhjes politike dhe individuale në Shqipëri. Ai kritikoi po ashtu edhe reagimin e vonuar të vetë forcës së tij politike.

“Të dyja janë ndaluar në dalje të parkimit nga qendra tregtare, janë sulmuar dhunshëm barbarisht. Ju është kufizuar liria për të lëvizur dhe natyrisht pastaj janë dëmtuar edhe mjetet e tyre pra prona e tyre. Pra sulmi nuk ka qenë thjesht dhe vetëm ai që keni parë edhe që kam marrë edhe kaq jehonë me zonjën Luarasi edhe ai i dhunshëm edhe i turpshëm edhe i neveritshëm por ka vijuar dhe me dy deputete të tjera”, tha socialisti.

Dhe më tej vijoi argumentin e tij:

“Në qoftë se është dikush në këtë vend që mendon që fashizmi ka elementë të tjerë që shkojnë materializohen te pushka, kjo është tjetër histori. Por fashizmi i ri pikërisht këto elementë ka. Më ka bërë shumë përshtypje, shprehja që këto zonjat kanë bërë zgjedhjen e gabuar historike”.

Braçe mendon se edhe PS duhet të reagonte më shpejt dhe më fort, pasi sheh një rrezikshmëri në rritje të elementit fashist dhe agresiv nga disa forca.

“Mos e merrni si shembull Kosovën. Tani zgjedhja ime politike është zgjedhja ime dhe unë jetoj në një vend të lirë ku duhet të zgjedh vetë pozicionin tim. Nuk ma përcakton mua vendin as Adriatik Lapaj as Agron Shehaj as Alind Qori dhe as cilido tjetër me parti apo pa parti. Po flas për një element që po konsumohet kohë pas kohe dhe vetëm sot Partia Socialiste u kujtua të reagonte e që ka të bëjë fiks me fashizmin në këtë vend. Janë shenjat e para të një fashizmi që cënon drejtpërdrejt lirinë e zgjedhjes individuale dhe që shkon deri në linçim të individëve për shkak të zgjedhjes së tyre dhe lirisë së tyre politike”, tha ai ndër të tjera.

Next Post
VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

September 9, 2026
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite -

Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite –

September 9, 2026
VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

September 9, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë! Liria politike është kushtetuese

September 9, 2026
Vatër e madhe zjarri në Finiq, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

Vatër e madhe zjarri në Finiq, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

September 9, 2026
Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

September 9, 2026
VIDEO/ Thellohet përçarja, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

VIDEO/ Thellohet përçarja, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com