• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U sulmua me salcë, Nikolla: E përjetova “jo personalisht, por seriozisht”, Mirela do e kuptojë fajin

by Java News
22/11/2016 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka folur për herë të parë për incidentin e ndodhur javën e kaluar në një aktivitet të FRESSH në Tiranë, ku një studente e re i hodhi në kokë ministres salcë.

Nikolla ka përdorur një shprehje të Hillary Clinton, duke thënë se e ka përjetuar “jo personalisht, por seriozisht”.

Aktivistja kaloi përmes rreshtave dhe i hodhi në kokë salcën ministren, ndërsa më pas u shoqërua nga policia. Gjesti i aktivistes Mirela Ruko ndau edhe opinionin publik, ku një pjesë e mbështeste dhe një pjesë tjetër e shikonte si dhunë.

“Për të qenë e sinqertë në fakt kam ardhur në respekt të debatit dhe pak për të folur për atë që transmetuat. Nuk kam asnjë dëshirë për të komentuar protestuesit. Ka ikur koha kur protestuesit, linçoheshin, madje edhe vriteshin në bulevard.

Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, herët a vonë do ta kuptojë që ka bërë një faj. Faji jo vetëm që derdhi në kokën time salcën por besoj se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me vlerat e demokracisë, lirisë. Veprimet anarkiste nuk janë ato që ne duam. Ngjarja ishte aty, në sytë e të gjithëve. Unë e përjetova live.“- ka thënë Nikolla.

INTERVISTA e NIKOLLËS NË EMISIONIN “STUDIO E HAPUR” në news24

Çfarë ndjetë?

Shihet në pamje përjetimi im. Një mikeshë e ime më kujtoi diçka. Më dha një përgjigje të Clinton kur e pyetën se si ndihet pas sulmeve të tilla, përgjigjja e saj është “nuk e përjetoj personalisht por shumë seriozisht”, për të reflektuar, për të parë se cilat janë kërkesat.

Kishit sinjalizime?

Jo, absolutisht. Kam dëgjuar edhe ata që thanë 10 njerëz që ishin përgatitur. Ju them atyre dhe kujtdo tjetër, gjëja më e lehtë është të veprosh mbi ministren e arsimit. Unë prej 2 vjetësh nuk kam as shoqërues. Madje kam ecur edhe një pjesë rruge, se makinën e lashë larg. Ta tejkalojmë. E përsëris edhe njëherë jo personalisht shumë seriozisht.

I kam dëgjuar me vëmendje edhe pse nuk kanë kërkuar takim, por nuk ka pasur një komunikim të munguar me këtë grup.

Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike.

Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë. Janë shumë larg zgjidhjeve që kërkon sistemi arsimor.

E keni parë videon?

Jo nuk kam të tilla dëshira për të parë të tilla skena. Në moshën e asaj vajze, kam vajzën time.

Çfarë ju tha vajza?

Nuk ka pasur përjetime kaq të dhimbshme. U shqetësua mamaja e moshuar, sigurisht.

Çfarë tha mamaja?

Mamasë iu afrova kur më përqafoi, i thashë se jam bërë më shijshme se kam edhe shijen e salcës.

E kuptuat në momentin e parë se çfarë ishte lënda?

Nuk e kuptova se çfarë ishte, por di që jam çuar fare normalisht, kam ecur qetësisht, në shtëpia, bëra dushin e nevojshëm dhe jam rikthyer në takimin për diplomimin e studentëve të fakultetit juridik. Unë jam sot 50 vjeç dhe jeta nuk ka qenë aq e drejtë

Next Post
VIDEO/ Kur era “hedh tutje” avionin më të madh në botë për pasagjerë

VIDEO/ Kur era "hedh tutje" avionin më të madh në botë për pasagjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In