Juli dhe Rita Ndoci jetojnë prej vitesh në Gjermani, por sinqeriteti dhe çiltërsia që i karakterizon këngëtaret motra, tepër të famshme gjatë viteve ’90, mbetet i njëjti si dikur.
Motrat që thyen tabutë asokohe u përballën me “provokime” për jetën e tyre private në “E Diell”.
“U shua Shqipëria për burra që u martuat me gjermanë” ishte pyetja e parë që ato morën dhe dy motrat Ndoci iu përgjigjën me batuta:
Rita Ndoci në përgjigjen, e saj u shpreh se “në Shkodër ne themi, mos e merr burrin nga vendi yt se nesër të bëhet vëlla”.
Kurse Juli tha se “unë mora përsipër me rregulluar racën gjermane”.
I njëjti spontanitet shoqëroi dhe pyetjen e dytë meqë të dyja motrat ishin martuar dy herë.
Po me humor Rita, u përgjigj duke thënë: “Shyqyr që vëllai ynë (Frederik Ndoci) u martua 3 herë dhe ka marrë të tretën dhe të vërtetën, ishallah ne mbesim këtu ku jemi”.
Edhe pse larg atdheut, ato mbeten ende të freskëta në memorien e publikut shqiptar, për gjithçka i dhanë artit dhe këngës sonë, në ato vite.
/a.r