• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shua miti i kinematografisë shqiptare, Kristaq Dhamo!

by Java News
14/08/2022 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Angjelina Xhara

Para pak  ditësh pamë të rikonstruktuar me sistemin dixhital filmin kryevepër të regjisorit mjeshtër, Kristaq Dhamo, filmin e parë artistik të Kinostudjos me titullin aq te njohur, Tana!

Salla e arkivit te filmit ishte e mbushur plot e përplot, kishte pak kineastë te dikurshëm dhe shumë të rinj.

Prania direkte e aktores kryesore, Tinka Kurti, e bëri më emocionale takimin. Fjalët e thjeshta për veten, si luajti në film…ashtu kot…por fjalët e saj të zgjedhura për regjisorin Kristaq Dhamo, që kur ishin prezantu, i ishte dukur, si i huaj, nga veshja, mënyra e sjelljes …

Reagimi nga salla ishte i vazhdueshëm, duke hyrë bukur në atmosferën e një jetë ,që ishte më shumë se dy kohë larg…

Megjithëse ishte filmi i parë artistik, dukej një dorë mjeshtërore, sikur të kishte bërë dhjetë filma para tij…Kur bisedova me një vajzë të re, ajo më  tha se tema e dashurisë ishte mjaft e avancuar për atë kohë. Ne na thoshin se ishte e ndaluara dhe e puthura, ndërsa këtu te filmi pashë diçka tjetër.

Mjeshteria regjisoriale e bën spektatorin të mbërthehet mbas kuadrit filmik, të mos e ndajë veten nga personazhet e filmit, të njëjëzohet me ngjarjet dhe të dalë nga filmi me emocione,se pa në ekran një fragment te vërtetë nga jeta !

Kristaq Dhamo u diplomua si regjisor filmi në Budapest, ashtu si dhe shumë kuadro krijues të tjerë, qe hodhën themelet e kinematografisë shqiptare me kulturë te vertetë filmike të shkolluar kryesisht në vendet e lindjes, por të injektuar edhe nga kultura perëndimore, përmes filmave të huaj, që shfaqeshin fillimisht në kinematë tona por posaçerisht për kineastët e Kinostudjos.

Kristaq Dhamon brezat e kineasteve e njohën fillimisht me filmat artistikë  të krijuar prej tij me cilësinë e krijimtarisë më të mirë të filmit rus, cek, hungarez, italian apo francez të asaj kohe

Tek filmi artistik” Tana,” më pas tek filmi “Vitet e para”,ra në sy menjëherë se talenti regjisorial i Dhamos ishte diçka origjinale dhe e avancuar për një kinematografi që po hidhte hapat e para.

Ndertimi dramaturgjik, kamera dinamike, drejtimi i lojës së aktorëve vinin në një harmonizim të tillë, ku sejcili krijues,  apo aktor thoshte me dinjitet admirues, shprehjen e tij artistike.

Aktorë të mëdhenj te teatrit, me punën drejtuese e bashkëpunuese regjisoriale, te fjalës me pjekuri profesionale të regjisorit Kristaq Dhamo, morrën ngjitjen e rrugës së bukur te artit kinematografik!

Tek filmi Tana, Tinka Kurti luan krahas aktorëve të njohur, Naim Frashëri dhe Kadri Roshi.Loja që nxit regjisori I filmit , Kristaq Dhamo, është drejt personazhit sa më afër jetës, me lëvizje e veprime të natyrshme, pa u zbuluar keq pranë fokusit të filmit, qe me planin e afert, deri tek shikimi i syrit apo zbulimi e damarit te gjakut, qe kërcet në tru apo kraheror,i jep emocion te vertetë artit te shtatë filmik!

Tek filmi artistik”Vitet e para”, janë evidentuar aktorë të tjerë të mëdhenj, që morrën plot përkushtim, rrugën e lojës filmike, si Piro Mani, Margarita Xhepa, Edi Luarasi, Sander Prosi, Pandi Raidhi etj

Skenat masive në këtë film, të xhiruara me mjeshteri dokumentare për tharjen e kënetës së Maliqit, janë shumë sugjestionuese edhe sot , me shfaqjen e përsëritur në ekranet e panumurta televizivë!

Filmat artistikë “  Mëngjese Lufte”, “Vendimi”,  “Nga mezi i errësirës”, “Qortimet e vjeshtës”, me temë nga lufta dallojnë për individualitetin artistik regjisornal të padiskutueshëm te regjisorit të shquar Kristaq Dhamo, duke rrëmbyer çmime në festivale dhe duke qënë gjithmonë në vend nderi në mes te krijuesve më te mëdhenj të filmit shqiptar krah figurave të tilla si Viktor Gjika e Dhimitër Anagnosti, Muharrem Fejzo  Piro Milkani, Vladimir Prifti e Kujtim  Çashku,  Esat Mysliu e Spartak Pecani!

Kristaq Dhamo , ka bërë 11 filma artistikë e 5 Dokumentarë, sipas studjuesit te kinemasë, Abaz Hoxha, por ai ka kontribut te veçantë në kinematografinë shqiptare, si artist, petagog, kritik,dhe udheheqes artistik I Kinostudjos për shumë vite me rradhë.

Kristaq Dhamo ka kurorë titujt e mëdhenj, Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit, disa çmime për regjinë e filmit në festivale, për filmin, Botë e padukshme , ka marrë çmimin e madh “Aleksnder Moisiu”, por çmimin më të madh e ka si Njeri, Ka qenë Diogjeni e kohës tjetër!

Unë qe po shkruaj këto rrjeshta për këtë figurë elitare të kinematografisë shqiptare, jam një nga nxënëset e Profesor Kristaqit, qe krijoi Studion Krijuese, ku përgatiteshin kineastët e rinj!

Breza kineastesh e morrën këtë mjeshteri nga  Kristaq Dhamo!

Ai sakrifikoi emrin e tij, duke  bërë  një numër më të vogël filmash, duke qënë i përkushtuar në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.

Ka patur edhe  ky Kryemjeshtër  përballjen me dallgët e luftës që bëhej brënda rradhëve të kineastëve, me konflikte te vogla apo të mëdha në   probleme të ndryshme te asaj kohë, por ai ka zgjedhur gjithmonë rrugën e meditimit dhe të fjalës së urtë e të sinqertë në kapërcimin e veshtirsive te ndryshme. Ndaj e them me bindje se ka qënë muri mbrojtës pothuaj për të gjithë dhe fjala e tij, balsam e paharruar!

Sa shumë kineastë ndjejnë dhimbje për ty , Profesori i nderuar Kristaq Dhamo, qe në këto çaste po fluturon drejt Qiellit si ëngjëll!

Qoftë e lehtë rruga, se Perëndia do të vlerësojë, punën tënde për të mbjellë farën e mire të mirësisë dhe të krijimtarisë, pa mbushur xhepin me para por vetëm me dashuri dhe respekt reciprok  mes miqsh e kolegësh.

Jam dëshmitarë e një pune të përkushtuar me çdo krijues në Kinostudjos, me një zëmër qelibar me sy që të ndiqnin plot frymëzim e nxitje për të mbjellë e shumëfishuar të mirën, dashurinë e respektin mes njerëzve e krijuesve.

Pata fatin të bashkëpunoj edhe si krijuese me bashkëshorten tënde te shkëlqyer, bizantologen Profesoreshë, Dhorka Dhamon, me të cilën krijuat një fole të bukur familjare me dy vajza, qe ngjajnë me ju të dy, te mrrekullueshme e te dashura!

Le vepra pas vetes,  kryemjeshtër, vepra filmike, duke qenë një nga themeluesit më te shquar të nderteses së bukur të kinematografisë Shqiptare!

Tashmë je yll ndriçues në Qiell!

Lamtumirë I

 

 

Next Post
I burgosuri vdiq pasi gëlltiti pakon me drogë që ia çoi e ëma, raporti: Mund të kishte pasur fat tjetër…

I burgosuri vdiq pasi gëlltiti pakon me drogë që ia çoi e ëma, raporti: Mund të kishte pasur fat tjetër…

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Kristaq Dhamo hyn ne plehaden e krijuesve te kunematigrafise shqiptare dhe do mbetet ne shekuj nje emwr i madh .Te miret e popullit te vet nuk kane vdekje kurre

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com