• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“U shtir si artist”/ Grabiti, plagosi biznesmenin rumun dhe… Arsyet pse Elis Rroshkodoli u bë Elis Shkoza dhe mënyra si tentoi të ngatërronte policinë

by S T
30/08/2024 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e kaluara e 36-vjeçarit Elis Rroshkodol, i vrarë sot (30 Gusht) në Shkodër, pas një atentati me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

I njohur edhe me emrin Elis Shkoza, i ndërruar pas procedimit dhe arrestimit për grabitjet në Belgjikë, i riu ishte në kërkim për plagosjen me thikë në Bukuresht të Rumanisë, më 20 prill 2023, të biznesmenit Jean Sassu, pronar i lokal-tavernave luksoze.

Media rumune “CANCAN” raportonte një lidhje indirekte të personazhit shqiptar me emrin e artistit dhe këngëtarit italian Al Bano Carrisi, në një projekt muzikor.

Kjo, pasi nga Rroshkodol, ai kishte ndërruar mbiemrin në Shkoza. Më 2014 kishte qenë i arrestuar bashkë me 14 të tjerë për seri grabitjesh në Belgjikë dhe kjo ka bërë që të ndërrojë identitetin në Elis Shkoza, ndoshta edhe për të ngatërruar autoritetet ligjzbatuese, pasi ishte në kërkim.

Po kjo media e lidhi emrin e tij me artist-këngëtarin tjetër shqiptar, Elis Shkoza, që jeton në Romë dhe bashkë me të vëllanë, Anxhelo Shkoza, posedojnë një shtëpi diskografike. Madje pas plagosjes së pronarit të lokalit “Nuba” në Bukuresht vitin e kaluar, autoritetet rumune e shpallën në kërkim të riun me të dy emrat që kishte: Elis Rroshkodol dhe Elis Shkoza.“Njeriu që goditi me thikë shefin në Nuba dyshohet se ka ndryshuar emrin dhe ka lidhje me Al Bano. Në mars të vitit 2021, shtypi italian njoftoi se dy artistë shqiptarë, vëllezërit nga Shkodra, Elis dhe Anxhelo Shkoza, kanë krijuar së fundmi kompaninë e tyre diskografike. Madje të dy arritën të bashkëpunonin me vajzën e artistit Al Bano Carrisi, Jasmina dhe premtuan se do të kishin një sukses të jashtëzakonshëm në industri”, shkruante media rumune në fjalë.

Ndoshta këtë ngjashmëri në emër apo fizike ka shfrytëzuar edhe 36-vjeçari, që nuk konfirmohet nëse është i njëjti. Hipoteza më e mundshme sipas hetuesve, ishte që Rroshkodol ta kishte ndërruar mbiemrin duke shfrytëzuar rastësitë në data, ngjashmëri fizike dhe të dhëna kohore.

“Elis Rroshkodol ka lindur në vitin 1988, që do të thotë se tashmë është 35 vjeç. Në të njëjtën kohë, Elis Shkoza (këngëtari) mbaroi shkollën e mesme në vitin 2011 (sipas profilit të tij në Facebook), me shumë gjasa në moshën 18-vjeçare, që do të thotë se ka lindur në vitin 1993 dhe tani do të ishte 30 vjeç”, shkruan “Cancan”, duke iu referuar më shumë pistës se mbiemri është ndërruar për të ngatërruar policinë.

Next Post
Po çonte fëmijën në çerdhe, 50-vjeçari nga Tirana vdes papritur në mes të rrugës

Aksident në Pogradec, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital 38-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com